LAJMI I FUNDIT:

Estrada nuk e harrojnë Epopenë e UÇK-së, kujtojnë rënien historike të Adem Jasharit dhe familjes së tij

Estrada nuk e harrojnë Epopenë e UÇK-së, kujtojnë rënien historike të Adem Jasharit dhe familjes së tij
Fotomontazh: Instagram

Më datë 5, 6 dhe 7 mars kujtohet rënia historike e familjes Jashari në Prekaz të Skenderajt, familje kjo e cila u vetëflijua për liri në trazirat e luftës së vitit 1998.

Në nder të Epopesë së UÇK-së, Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancë të veçantë për të shënuar 22-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa të pranishëm në seancë ishin Rifat Jashari dhe anëtarë tjerë të familjes Jashari.


Një datë si kjo duket të jetë e paharruar edhe për këngëtarët e estradës, të cilët nuk hezituan që përmes rrjeteve sociale ta kujtojnë rënien historike të Adem Jasharit dhe familjes së tij.

Këngëtarja Leonora Jakupi, e cila ka prejardhje nga Skenderaj, publikoi në rrjetin social InstaStory një pamje të tri figurave historike të UÇK-së, shoqëruar me mbishkrimin: “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Foto: Leonora Jakupi/InstaStory

Jakupi njihet si njëra prej këngëtareve e cila i ka qëndruar besnike komunës së saj, duke kënduar gjithnjë në manifestimet që janë bërë në nder të të rënëve për liri.

Reperi Gold AG, i cili tashmë i ka të panumërta këngët me stil patriotik, gjithashtu nuk e harroi një datë si kjo.

View this post on Instagram

FALEMINDERIT BAC ❤️🇦🇱

A post shared by Gold AG (@arianagushi) on Mar 5, 2020 at 1:18am PST

Ai publikoi në rrjetin social Instagram një pjesë të këngës “Adem Jashari”, të cilën ai e këndon në bashkëpunim me këngëtaren Shyhrete Behluli, të cilën e shoqëroi me mbishkrimin “Faleminderit bac”.

Reperi tjetër i njohur i estradës, Capital T, ua kujtoi një milion ndjekësve të tij në Instagram datën e rëndësishme të 5 marsit.

Foto: Capital T/InstaStory

Ai publikoi në InstaStory një imazh të animuar të luftëtarit legjendar Adem Jashari, duke e shoqëruar me mbishkrimin “Heroi ynë, i shkuar por kurrë i harruar”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël

Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël

Egzona Shigjeqi
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Fjolla Morina kthehet sërish me Fisnik Sylën?

Fjolla Morina kthehet sërish me Fisnik Sylën?

Magazina
Fjolla Morina reagon pas lajmeve për ribashkim me ish-bashkëshortin

Fjolla Morina reagon pas lajmeve për ribashkim me ish-bashkëshortin

Magazina
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Kalo në kategori