Në Kuvendin e Kosovës është mbajtur seanca solemne me rastin e 22-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në fjalimin e tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se sot është datë e shënuar për historinë e vendit tonë, transmeton Telegrafi.
“Sot është datë e shënuar për historinë e vendit tonë, 22 vite më parë me 5 mars forca të shumta të policisë e ushtrisë serbe me tanke e artileri kishin rrethuar shtëpinë e familjes Jashari në Prekaz. Asnjë sulm nuk i dobësonte e nuk i zbrazte por vetëm që i forconte. Për tri ditë rresht do të luftonin tre breza bashkë, tre breza të një familje të madhe u flijuan për të ardhmen dhe për neve. Nga Shabani e Zahidja që ishin 74-vjeçar e deri tek Igballja 11-vjeç , Blerina 7-vjeç e Kushtrimi 13-vjeç. Hamza, Ademi bashkë me Zarifën, Hidajetën, Adilen, Feridën e Selvetën luftuan e u sakrifikuan sepse deshtën lirinë dhe tokën më shumë se jetën. Baca Shaban me djemtë, Ademin dhe Hamzën me gratë e tyre por edhe me nipa e mbesa, vajza e djem, në ato tre ditë e tri natë të qëndresës epike në Prekaz, 59 dëshmorë ranë për lirinë e atdheut, prej tyre 18 gra e 10 fëmijë”, ka thënë Kurti, përcjell Telegrafi.
Kryeministri Kurti, ka thënë se komandanti Adem Jashari, ishte i destinuar që të bënte histori.
“I lindur në 28 nëntor në Ditën e Flamurit kombëtar shqiptar, e i rënë më 7 mars në ditën e mësuesit, Adem Jashari thua se ishte i destinuar të bënte histori. Me Jasharajt çuditen vetëm ata që nuk e dinë historinë e tyre. Lirinë që e gëzojmë sot e kemi nga dëshmorët dhe martirët. Faktor tjetër është NATO ndërsa më pas janë kontributet e secilit prej ne. Ata asnjëherë nuk u dorëzuan dhe asnjëherë nuk e lëshuan Kosovën. Bërthama e ushtrisë ishte te familja Jashari, ndërsa pa rezistencën, qëndresën dhe luftën e tyre nuk do të kishte UÇK”, ka pohuar Kurti.
Seanca solemne ka filluar rreth orës 09:00, të pranishëm në seancë ishin edhe fëmijët e familjes Jashari. /Telegrafi/
https://www.facebook.com/telegraficom/videos/495447494725037/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Deanoski: Javën e ardhshme do të protestojnë punëtorët nga gjashtë ministri dhe nga Enti Shtetëror i Statistikave
Finance Think: Masat për kufizimin e çmimeve të ushqimeve në RMV duhet të përdoren vetëm në rastet e inflacionit veçanërisht të lartë
Kurti takohet me zyrtarin amerikan, Richard Verma – bisedojnë për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025