LAJMI I FUNDIT:

Bajqinovci: Ne nuk e mashtrojmë popullin as SHBA-në, jemi të parët që kemi thënë se do ta heqim taksën

Bajqinovci: Ne nuk e mashtrojmë popullin as SHBA-në, jemi të parët që kemi thënë se do ta heqim taksën
Foto: Arkiv

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se janë të parët që kanë deklaruar se do të heqin tarifën 100 për qind.

Ai ka thënë se këto deklarime i kanë bërë para zgjedhjeve kur kësaj partie mund t’i kushtonte me vota.

Deputeti ka pohuar se Kosova nën qeverisjen e Kurtit nuk do të rrezikohet, transmeton Telegrafi.


“Kemi thënë të parët se do ta heqim tarifën. Para zgjedhjeve. Të parët. Kur kjo mund të të kushtonte eventualisht me vota. Nuk po e mashtrojmë askënd. Pra as popullin tonë, as Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleatin kritik dhe të pazëvendësueshëm të Republikës së Kosovës dhe të shqiptarëve në përgjithësi. Forma se si dhe kur duhet të hiqet kjo tarifë, është çështje e Qeverisë.
Kosova nën qeverisjen Kurti, nuk do të rrezikohet dhe kurr nuk do të shkojë në kursin e tensionimit me SHBA’të. Ata që po e presin këtë, do të zhgënjehen, sikurse në rastin e formimit të Qeverisë”, ka shkruar Bajqinovci në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Ai ka thënë se Kosova dhe rendi i saj kushtetues, po sfidohen nga veprimet kundër kushtetuese e kundërligjore të Presidentit të Republikës.

“Qasjet e tij anarkiste duke marrë përgjegjësi të cilat nuk i takojnë, përveç se e sfidojnë rendin kushtetues, ka ndikuar në debalancimin dhe çarjen në politikën e jashtme të vendit tonë, e cila, pastaj po përcillet me pasoja për vendin. Kosova është republikë parlamentare ku pushtetin ekzekutiv, pjesë thelbësore e të cilit është politika e jashtme e vendit, e ku këtë të fundit përgjegjës për formulimin, propozimin dhe zbatimin e saj, është Qeveria e vendit pasi e njëjta politikë të aprovohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet në shkrimin e Bajqinovcit.

Më tej, deputeti ka pohuar se është presidenti i Kosovës ai i cili dëshiron të kalojë mbi Kushtetutën, e jo kryeministrit Kurti.

“Presidenti i Republikës e përfaqëson politikën e jashtme të shtetit tonë, vetëm atë që tashmë është krijuar dhe aprovuar nga Qeveria dhe Kuvendi. Kur një ndryshim eventual i kësaj politike, nënkupton çfarë do riorganizimi territorial, institucional apo të rirregullimeve tjera, sado të vogla apo të mëdha qofshin, Presidenti nuk guxon të ushtrojë kurrfarë lloj pushteti në këtë drejtim. Prandaj, është e pandershme, e pamoralshme dhe e padrejtë nga kushdo qoftë prej skenës politike e mediatike në Kosovë, të fajësojë Qeverinë dhe kryeministrin për debatet e tilla, kur është Presidenti i Republikës së Kosovës, ai, cili dëshiron të kalojë mbi Kushtetutën, Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe mbi tërë vlerat e rendit juridik që e kemi krijuar nga 2008 e tutje”.

“Kosova ka Qeveri legjitime, të pastër të pa korruptuar të përkushtuar jetësisht për rend dhe ligj në këtë vend. Pra, është Qeveri properëndimore, thellësisht e përkushtuar për partneritet me SHBA. Duke vjedhë, mashtru, gënjy, nuk mund të jesh proamerikan. Ne nuk e mashtrojmë asnjëherë Amerikën. As nuk luajmë me ta”, thotë Bajqinovci. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori