Kryeministri Albin Kurti para anëtarëve të Shoqatës së Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës (STIKK), ka thënë se rinia është kapital njerëzor që mund dhe duhet të kthehet në kapital ekonomik.
Kurti tha se teknologjia na lidhë dhe na ofron mes vete dhe krijon mundësi aty ku nuk ishin më parë.
“Ky potencial për zhvillim nuk bën dhe nuk duhet të injorohet, por të shfrytëzohet sepse vendet e punës kanë lëvizur dhe vetë ekonomia ka lëvizur. Jetojmë në epokën kur koha po dominon mbi vendin, ku shpejtësia po ia kalon hapësirës. E është mëkat që kanë kaluar 20 vjet pa investimet e duhura dhe pa vëmendjen e duhur të shtetit për të krijuar këtë kapital njerëzor”, tha kryeministri Kurti, duke shtuar se rinia jonë ka shkathtësitë teknologjike për të bërë analiza komplekse të të dhënave dhe për të zhvilluar uebsajte, por mungojnë investimet e duhura të cilat e lidhin tregun e punës me edukimin e rinisë.
Ai ka shtuar se, sot rinia duhet të kthehet në kapital ekonomik.
“Për ne rinia është kapital njerëzor që mund dhe duhet të kthehet në kapital ekonomik. Sot nuk ka rëndësi ku jeton për t’u bërë zbuluesi i ardhshëm. Një vajzë në Sharr/Dragash me qasje në internet dhe me një laptop mund të fillojë një startup dhe të lidhet me kompanitë në Amerikë e në Francë e të shes produkte online në tregun botëror. Teknologjia na lidhë dhe na ofron mes vete dhe krijon mundësi aty ku nuk ishin më parë. Ky potencial për zhvillim nuk bën dhe nuk duhet të injorohet, por të shfrytëzohet sepse vendet e punës kanë lëvizur dhe vetë ekonomia ka lëvizur. Jetojmë në epokën kur koha po dominon mbi vendin, ku shpejtësia po ia kalon hapësirës”, ka shtuar ai.
Në fund, Kurti ka thënë se rinia ka shkathtësitë teknologjike për të bërë analiza komplekse.
“Është mëkat që kanë kaluar 20 vite pa investimet e duhura dhe pa vëmendjen e duhur të shtetit për të krijuar këtë kapital njerëzor. Rinia jonë ka shkathtësitë teknologjike për të bërë analiza komplekse të të dhënave dhe për të zhvilluar uebsajte, por mungojnë investimet e duhura të cilat e lidhin tregun e punës me edukimin e rinisë. Rinia jonë flet disa gjuhë, ato që të gjitha kryesoret në Bashkimin Evropian, kurse vendi ynë ndodhet në top 10 të raportit ‘Të Bërit Biznes’ i Bankës Botërore. 96 për qind e familjeve në Kosovë janë të lidhur në internet dhe 81 për qind e përdorin internetin për çdo ditë”, ka përfunduar Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rafuna në Washington nënshkruan një akt për bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara në fushën e turizmit
CineStar feston ditëlindjen e parë më 1 dhe 2 Qershor – bileta për të gjithë filmat vetëm 1,90€
Këtë të premte hapet Festivali i Turizmit “Peja Outdoor Tourism Festival”
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251