Njohësi i çështjeve politike në vend, Armend Muja ka thënë sot se Propozimi për Marrëveshjen Finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duket se është në përpunim e sipër, ndërsa Plani në tërësi mund të paraqitet në formë të një propozimi të shkruar nga administrata Trump gjatë këtij viti në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Muja në një postim në rrjetin social Facebook shkruan Korniza Ekonomike e planit do të paraqitet e para, gjatë pjesës së parë të këtij viti, ndërsa Korniza Politike do të paraqitet e dyta dhe plani mund të parasheh njohje të ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Lexoni të plotë postimin postimin e Mujës në Facebook:
“Propozimi për Marrëveshjen Finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duket se është në përpunim e sipër. Plani në tërësi mund të paraqitet në formë të një propozimi të shkruar nga Administrata Trump gjatë këtij viti në një Konferencë të përbashkët për shtyp me Presidentët e Kosovës dhe Serbisë. Pres një Plan të titulluar ‘Paqe për Prosperitet: vizioni për të përmirësuar jetën e popujve të Serbisë dhe Kosovës’.
Nuk duhet pritur të ketë ndonjë nënshkrim të Marrëveshjes ndërmjet Vuçiq dhe Thaçi në këtë fazë. Në fakt, këta pritet të jenë avokues për të ndërtuar konsensus të brendshëm. Të dy protagonistët do të kërkojnë ratifikim në Kuvendet respektive. Në bazë të asaj që diskutohet në qarqe ndërkombëtare dhe praktikës së Administratës Trump, Grenell dhe ekipi i tij pritet të bazohen në modelin e Planin të Paqes Izrael-Palestinë. Plani mund të paraqitet në dy pjesë: Kornizën Ekonomike fillimisht dhe pasuar nga Korniza Politike.
1.Korniza Ekonomike e planit do të paraqitet e para (gjatë pjesës së parë të këtij viti) dhe mund të inkorporoj:
– Elemente të Mini-Marshall Plan rajonal apo një Fond i Investimeve të shprehur në miliarda dollarë. Mund të presim edhe një Konferencë me Donatorë, shtete dhe organizata, për të siguruar zotimin e tyre për financim, grante dhe kredi.
– Në komponenten e tregtisë duhet pritur të përfshihet liberalizmi i tërësishëm i tregtisë në mallra dhe shërbime, lëvizja e lirë e punëtorëve dhe kapitalit në të gjithë rajonin. (ngjashëm me Mini-Schengenin Ballkanin).
– Komponenta e transportit dhe infrastrukturës mund të përfshij marrëveshjet e arritura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në aviacion, hekurudha dhe autostradë.
– Referenca mbi investimet e huaja direkte, investime në arsim, shëndetësi, digjitalizim, prodhim e miniera mund të jenë pjesë e planit.
– Nuk do të ishte e befasishme të kemi edhe trupa ndër-shtetëror për administrim të Gazivodës dhe Trepçës.
2.Korniza Politike do të paraqitet e dyta. Plani mund të parasheh:
(a) Njohje të ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Njohja do të vjen fillimisht de-fakto përmes anëtarësimit në OKB dhe më vonë de-jure para anëtarësimit të Serbisë në BE.
(b) Plani do të premtoj anëtarësim të përshpejtuar të Serbisë në BE dhe liberalizim të vizave me Kosovën.
(c) Në kuadër të kornizës politike duhet pritur një komponentë territoriale. Diskutimet jozyrtare përfshijnë mundësinë e demarkimit (kalimi i Komunës së Leposavicit Serbisë).
(d) Komponenta fetare ka gjasë të avancoj statusin e Kishës Serbe dhe objekteve fetare në juridiksion special të ngjashëm me statusin e Maliit të Atos në Greqi.
(e) Komponenta e organizimit të brendshëm politik me gjasë do të përfshin edhe krijimin e komunave të reja Plemetin (Obiliq), Prilluzhe (Vushtrri).
(f) Duhet pritur edhe propozim për jetësim të Asociacionit të Komunave Serbe (Ahtisari Plus) sipas Marrëveshjes së 19 prill 2013 me kompetenca që inkorporojnë të drejtat e ofruara në kuadër të Planit të Ahtisaarit – arsim fillor, mesëm dhe të lartë, shëndetësi primare, sekondare dhe terciare, ekonomi lokale me financim përmes të financimit nga Serbia dhe të hyrave doganore në veri.
(g) Nuk është befasi që të kemi edhe një komponentë të sigurisë që parasheh demilitarizim të territorit të Asociacionit për një fazë 10 vjeçare.
Pasi të jetë paraqitur Plani, do të tentohet të krijohet konsensus ndërkombëtar dhe lokal. Pra, zbatim i Planit do të vjen përmes bindjes së palëve dhe përçarjeve. BE nuk do të mund të reagoj me një zë të unisuar. Kundërshtimet e brendshme në Kosovë do të tentohen të shuhen përmes persuazimit brutal sipas narrativës ‘kjo mundësi vjen vetëm një herë’, ‘është duke u humbur shansi për njohje të Kosovës’, ‘SHBA do të largohet’ etj. Plani do të jetë më i lehtë për t’u shkruar e shumë vështirë për t’u zbatuar.
Nga prill deri në shtator do të duhej të ketë skena të nxehta politike në të dy vendet. Për çdo rast, Qeveria e Kosovës duhet të ketë rol më aktiv për të institucionalizuar dialogun dhe prezantuar pozicionin e saj. Në bazë të Kushtetutës dhe Ligjit për Marrëveshje Ndërkombëtare, Qeveria propozon dhe zbaton marrëveshjet dhe politikën e jashtme. Presidenti nuk mund të ketë politikë të jashtme të pavarur nga Qeveria. Presidenti nënshkruan marrëveshjet vetëm pasi ato të jenë prezantuar nga Qeveria dhe ratifikuar nga Kuvendi.
Pikat e listuara më lartë janë ndërtuar duke u modeluar në qasjen e Administratës Trump në Izrael-Palestinë dhe Maqedoni-Greqi, deklaratave zyrtare dhe raportimeve jo-zyrtare. Gjithashtu, paraqitja e këtyre skenarëve nuk nënkupton përkrahje për to. Është përpjekje për të vendosur në perspektivë zhvillimet e fundit dhe ato në vazhdim”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nga fillimi i muajit shkurt janë gjobitur 18.132 persona për shkelje të rregullave në komunikacion në Maqedoni

Ankohet personeli i Gjinekologjisë në Çair: Po na rrezikohet integriteti profesional, moral dhe etik i punës sonë

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës