LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Ftesa e Kurtit për takim, ishte fyerje për mua

Haradinaj: Ftesa e Kurtit për takim, ishte fyerje për mua

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se është ndjerë i fyer nga ftesa e Kurtit për takim.

Haradinaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Kurti ftesën e bëri një ditë pasi deklaroi largimin e taksës.

“Për mua kjo ka qenë një fyerje. Po të bëhej ftesa një ditë para konferencës për largimin e taksës do ta respektoja Kurtin”.


Haradinaj ka folur edhe për vrasjet e pasluftës dhe vrasjen e fundit të ish-luftëtarit të UÇK-së, Qerim Kelmendi.

Ai thotë se gjatë shkuarjes për ngushëllim te familja e Qerim Kelmendit u ka dhënë porosinë që të mos nxitohen.

“U kam thënë të mos nxitohen, sepse pikërisht ku mund t’iu dhemb zemra mund të mos jetë aty”.

Haradinaj: Për Gjykatën Speciale, unë, Thaçi, Limaj e Veseli u bëmë kundër Amerikës e nuk u mërzitem aspak
Lexo po ashtu Haradinaj: Për Gjykatën Speciale, unë, Thaçi, Limaj e Veseli u bëmë kundër Amerikës e nuk u mërzitem aspak

Haradinaj thotë se tash Ministri i Brendshëm është i LDK-së ndërsa ajo e Drejtësisë nga Vetëvendosje dhe njerëzit nëse kanë informata le t’i dërgojnë te ta e të kërkojnë zbardhje të rasteve”, tha ndër të tjera Ramush Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë

Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel

I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel

Drejtësi
Kalo në kategori