Me iniciativë të ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, u mbajt takim urgjent koordinativ midis kryetarit dhe përfaqësuesve të komunës së Resnjës, institucioneve shkencore, ekspertëve dhe palëve të interesuara për të tejkaluar situatën e uljes drastike të nivelit të ujit të Liqenit të Prespës.
Në takim u konkludua se Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor do të intensifikojë bashkëpunimin ndërkufitar me Shqipërinë dhe Greqinë, duke përdorur të gjitha kanalet diplomatike të mundshme për realizimin e Marrëveshjes trepalëshe të Mbrojtjes dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm të Parkut të Prespës dhe formimin e një organi të përbashkët koordinues për menaxhimin dhe monitorimi ndërkufitar jo vetëm të ujërave të Liqenit të Prespës, por edhe të gjithë ekosistemit të Liqenit.
Por, megjithatë në të njëjtën kohë do të punohet për detektimin intensiv dhe realizimin e veprimeve për përmbushjen e detyrimeve dhe mundësive kombëtare për tejkalimin e gjendjes në Liqenin e Prespës.
“Ishte një qëndrim i përbashkët që mbrojtja e Liqenit të Prespës është një proces që ka qenë dhe vazhdon të ndërmerret, por për të arritur rezultate të dukshme duhet të merren masa afatgjata, të mirë-koordinuara, të vazhdueshme dhe financiarisht të mbulueshme. Ajo që mund të bëhet menjëherë është krijimi i një grupi pune ekspertësh që do të mbledhë dhe përpunojë të gjitha të dhënat ekzistuese sa më shpejt të jetë e mundur, dhe do të japë një vlerësim shkencor të arsyeve të rënies drastike nivelit të ujit të Liqenit”, kumtoi MMJPH.
Grupi do të hetojë dhe të japë një mendim nëse, për arsye natyrore – periudhës e gjatë të thatësisë që ndikoi në nivelin e ujit jo vetëm në këtë liqen, por në rrjedhat ujore në përgjithësi, ka disa ndikime më serioze të shkaktuara nga faktori njeri. Për këtë arsye, u konkludua që edhe Ministria e Bujqësisë, Ekonomisë së Ujërave dhe Pylltarisë gjithashtu duhet të kontribuojë.
“Para së gjithash, është e nevojshme të hulumtohen dhe të sigurohen njohuritë fillestare indikative mbi ndikimin e mundshëm të bujqësisë dhe përdorimin e puseve për ujitje të të mbjellave bujqësore në këtë zonë. E njëjta gjë do të bëhet edhe në vendet fqinje”. njofton MMJPH.
Në takim morën pjesë kryetari i komunës së Resenit, Zhivko Gosharevski, përfaqësues të Shoqatës Ekologjike të Maqedonisë, përfaqësues të Institutit Hidrobiologjik nga Ohri, si dhe OJQ dhe fakultete.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania
"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur