LAJMI I FUNDIT:

KE: Maqedonia ka arritur përparim në reforma, ka përmbushur kushtet për hapjen e negociatave

KE: Maqedonia ka arritur përparim në reforma, ka përmbushur kushtet për hapjen e negociatave

Raporti i Komisionit Evropian për kushtet e negociatave, i cili është baza mbi të cilën vendet anëtare të BE-së duhet të vendosin këtë muaj nëse do të japin dritën të gjelbër për fillimin e bisedimeve, vlerëson se Maqedonia e Veriut ka bërë përparim domethënës në të gjitha fushat dhe rekomandon që Këshilli të marrë një vendim pozitiv.

Raporti do të publikohet më herët sot, ndërsa më së voni deri në fund të kësaj jave. AIM ka arritur të ketë qasje në këtë dokument të shkurtër në të cilin Komisioni Evropian rishikon përparimin në fushat kryesore të reformave të kërkuara nga shtetet anëtare, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Dokumenti përfundon se në funksion të “përparimit të rëndësishëm të bërë dhe përmbushjes së kushteve të vendosura njëzëri nga Këshilli në qershor 2018, Komisioni ka rekomanduar në paketën e tij të zgjerimit për vitin 2019 që Këshilli duhet të fillojë negociatat me Maqedoninë e Veriut. Në përgjithësi, Maqedonia e Veriut ka rritur përpjekjet e saj dhe ka dhënë rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme në fushat kryesore”.

Prandaj, Komisioni Evropian rekomandon që vlerësimi i vitit 2019 nuk ka ndryshuar dhe se Maqedonia e Veriut duhet të fillojë negociatat me BE-në.

Raporti është i fokusuar në reformat gjyqësore, gjykimit të korrupsionit të lartë, kyçja dhe çështja me PSP-në, reformat në siguri dhe reformat në administratën publike.

Komisioni Evropian vlerëson se janë ndërmarrë masat e duhura për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe se vendi është në përputhje me të gjitha rekomandimet ndërkombëtare dhe evropiane, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Progres është arritur edhe në reformat e shërbimeve të sigurisë dhe inteligjencës, vlerëson KE në raport, reformat e rekomanduara nga ekspertët janë përfunduar, ATO është operacionale dhe janë miratuar “procedurat të konsiderueshme”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori