LAJMI I FUNDIT:

Qeveria aprovon themelimin e Grupit të ekspertëve për procesin e vetingut në drejtësi

Qeveria aprovon themelimin e Grupit të ekspertëve për procesin e vetingut në drejtësi

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka propozuar themelimin e Grupit të ekspertëve për draftimin e skenarëve për procesin e vetingut në sistemin e drejtësisë.

Ky propozim i ministres Haxhiu u aprovua me shumicë votash nga kabineti qeveritar.

Pas aprovimit të tij ministrja Haxhiu në një postim në Facebook ka shkruar se ky proces do t’ia kthejë paanshmërinë e barazinë drejtësisë e drejtësinë qytetarëve.


“Ashtu siç kemi kërkuar dhe siç jemi zotuar para qytetarëve në zgjedhjet e 6 tetorit së shpejti do të fillojmë me procesin e vetingut nga i cili proces do të dalim me sistem të drejtësisë kredibil, të besueshëm e të pavarur ashtu siç duhet ta ketë Republika jonë.

Ky proces do t’ja kthejë paanshmërinë e barazinë drejtësisë e drejtësinë qytetarëve.

Grupit të ekspertëve i uroj suksese dhe punë të mbarë”, ka shkruar Haxhiu.

Kryesues i këtij grupi do të jetë Qerim Qerimi. Anëtarë të tjerë do të jenë: Avni Puka, Fisnik Korenica, Visar Morina, Arbresha Loxha, Ehat Miftaraj, Ariana Qosaj-Mustafa, Arton Demhasaj, Kreshink Gashi, Kujtim Kërveshi dhe po ashtu do të ketë përfshirje edhe nga Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

Lajme
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Lajme
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Kronika e Zezë
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Kalo në kategori