LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Çdo dallim që mund të ketë për taksën mes LDK-së dhe LVV-së do të zgjidhet shumë shpejt

Osmani: Çdo dallim që mund të ketë për taksën mes LDK-së dhe LVV-së do të zgjidhet shumë shpejt
Foto: Arkiv

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Pejë ka folur rreth dallimeve të dy partnerëve të koalicionit qeverisës lidhur me taksën ndaj Serbisë.

Osmani tha se këto çështje do t’i diskutojnë sot gjatë ditës me kryeministrin Albin Kurti dhe sipas saj është me rëndësi që partnerët e koalicionit të ulen të diskutojnë detajet dhe t’i marrin vendimet e përbashkëta.

Kryeparlementarja tha se do të deklarohen rreth këtyre çështjeve në momentin që njoftohen zyrtarisht me këto vendime.


“Shoh bashkëpunim shumë të mirë nga ana e partnerëve të koalicionit. Po ashtu shoh që dy partnerët kanë qëllime të përbashkëta, mbrojtjen e interesave të vendit dhe mbrojtjen e partneritetit me SHBA-të dhe BE-në, që është ekzistenciale për ecjen tonë përpara”, u shpreh Osmani, raporton Telegrafi.

Kurti: Me 15 mars largohet pjesërisht taksa, nëse nuk vepron Serbia dhe BE-ja, taksa rikthehet sërish 100 për qind me 15 qershor
Lexo po ashtu Kurti: Me 15 mars largohet pjesërisht taksa, nëse nuk vepron Serbia dhe BE-ja, taksa rikthehet sërish 100 për qind me 15 qershor

Ajo shprehu bindjen se çdo dallim që mund të jetë mes partnerëve të koalicionit, qoftë teknike apo e modaliteteve rreth asaj se si mund të ruhen edhe interesat e vendit edhe partneriteti me miqtë do të zgjidhet shumë shpejt.

“Edhe takimet që do t’i kemi sot gjatë ditës do të jenë në funksion të arritjes së këtij dakordimi të përbashkët”, tha kryetarja e Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Lajme
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Kalo në kategori