LSDM-ja ka intensifikuar bisedimet për formimin e koalicioneve parazgjedhore. Zoran Zaev ka takuar kryetarin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami për finalizimin e marrëveshjes së mundshme. Pas takimit që zgjati për dy orë, Kasami nuk pranoi të prononcohet për Alsat.
Oferta e LSDM-së do të shpaloset në Kryesinë Qendrore të Besës. Burime nga kjo parti shtojnë se negociatat do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim. Nënkryetari i LSDM-së Oliver Spasovski thotë se organet e partisë punojnë në formimin e koalicionit të madh fitues.
“Jemi duke punuar në mënyrë intensive për koalicion me të gjitha partitë politike. LSDM-ja ka potencial të madh koalicionues dhe mund të flas për koalicion parazgjedhor pothuajse me të gjitha partitë në skenën politike. Pres që këtyre ditëve t’i përfundojmë të gjitha procedurat dhe ta mbyllim kapitullin e koalicioneve parazgjedhore me të gjitha partitë- SINKRON – Oliver Spasovski, Nënkryetar i LSDM-së.
Negociatat vazhdojnë edhe me subjektet nga bashkësitë tjera etnike.
“Negociojmë me partitë shqiptare, turke, serbe, rome, boshnjake dhe të gjithë të tjerët. Do ta bëjmë publik koalicionin pasi të merremi vesh me të gjithë për një koalicion të madh fitues-tha Oliver Spasovski, nënkryetar i LSDM-së.
Ndërkohë për koalicion parazgjedhor është duke punuar edhe OBRM-PDUKM-ja. Nga partia e Hristijan Mickoskit nuk bëjnë të ditur nëse në planin e tyre ka ndonjë subjekt nga blloku politik shqiptar me të cilin synojnë koalicionin parazgjedhor. Në bllokun shqiptar deri tani është zyrtarizuar vetëm një koalicion parazgjedhor ai mes Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës. BDI mbetet e vetme në garë, PDSH akoma nuk është përcaktuar./alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj