LAJMI I FUNDIT:

Ngritja e çmimit të maskave nga frika prej coronavirusit, paralajmërohen hetime

Ngritja e çmimit të maskave nga frika prej coronavirusit, paralajmërohen hetime

Valon Prestreshi i cili është kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, ka reaguar pas lajmeve për ngritjen e çmimit të maskave në vend.

Ai përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se koncepti i rritjes së çmimit kur rritet kërkesa është kur furnizimi është konstant apo i njëjtë.


“Nëse furnizimi është konstant apo i njëjtë një kërkesë e lartë lejon që të jetë një çmim më i lartë. Një rritje e kërkesës do të krijojë një rritje të çmimeve nëse furnizimi është afër konstantës. (MIKRO)”, thotë ai.

Prestreshi ka paralajmëruar se nëse furnizuesit e maskave janë marrë vesh për ngritje të çmimit, atëherë do të fillojnë hetimet.

“Nëse të gjithë furnizuesit e Maskave, janë marrë vesh në mënyrë të shkruar apo të bashkërenduar për t’i caktuar apo fiksuar çmimet e këtij produkti, atëherë Autoriteti Kosovar i Konkurrencës menjëherë do të filloj monitorimin/hetimin preliminar të këtij fenomeni. Fiksimi i çmimit, u’a pa-mundëson konsumatorëve që të bëjnë përzgjedhjen e produktit sipas preferencave, gjithashtu ky lloj fiksimi nga këndvështrimi i politikave të konkurrencës konsiderohet “Kartel”, e që është një ndër format më të rënda të shkeljes së Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës”, ka shkruar Prestreshi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori