Rrjeti i Shitësve me Pakicë: Koordinimi i duhur ndërinstitucional i nevojshëm për zhvillimin e këtij sektori
Krijimi i parakushteve për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik është subjekt i koordinimit të duhur ndërinstitucional me qëllim të hartimit të politikave të cilat përmirësojnë ambientin e të bërit biznes dhe trajtojnë në mënyrë të duhur çështjet problematike të cilat pamundësojnë fuqizimin e sektorit privat.
Duke marr për bazë çështjet sfiduese në këtë drejtim, Rrjeti i Shitësve me Pakicë ka organizuar takimin e radhës me zëvendësdrejtorin e përgjithshëm të Administratës Tatimore, Nahit Sharku, drejtorin e Shëndetit Publik në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, Flamur Kadriu, dhe drejtorin e Departamentit të Shërbimit dhe Edukimit në Administratën Tatimore, Sami Salihu. Temat e diskutimit kishin të bënin me nevojën e koordinimit në mes të Administratës Tatimore dhe Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë lidhur me çështjen e asgjësimeve. Ndërsa, çështjet e tjera që u diskutuan ishin, çështja e kallos si dhe mundësia e reduktimit të normës së Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për sektorin e HoReCa.
Drejtoresha ekzekutive në Rrjetin e Shitësve me Pakicë, Yllka Metaj theksoi se organizimi i takimeve të tilla në mes të bizneseve operuese në sektorin e shitjeve me pakicë dhe institucioneve publike është i domosdoshëm për përmirësimin e kushteve për zhvillimin e këtij sektori, ndërsa potencoi se roli i institucioneve si Administrata Tatimore dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, luan një rol krucial në këtë drejtim.
Nahit Sharku nga ATK theksoi se është në interesin e të dyja palëve që të bëhet thjeshtësimi i procedurave të asgjësimeve për çështje tatimore, ndërsa shtoi se koordinimi i duhur në mes të Administratës Tatimore dhe Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë është i domosdoshëm në përmirësimin e këtij procesi.
Ai ftoi bizneset që të dërgojnë proceset e tyre të asgjësimit në mënyrë që Administrata Tatimore të identifikojë fushat për përmirësim. Në të njëjtën kohë, Flamur Kadriu, drejtor i Shëndetit Publik në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, theksoi se kjo agjenci ka për qëllim të garantojë zbatimin e rregullave për sigurimin ushqimor, ndërsa shpjegoi procedurën se si duhet trajtuar mallrat të cilat duhet t’i nënshtrohen asgjësimit. Ai theksoi se procedura e inspektimeve të produkteve në sektorin e shitjeve me pakicë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë duhet të bëhet në përputhje dhe me praktikat e Administratës Tatimore për procedurën e asgjësimit.
Në këtë drejtim, ai potencoi se do të ndërmarrë masa që të informojë inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë lidhur me afatin kohor prej 10 ditësh për asgjësim të ofruar nga Administrata Tatimore prej datës së deklarimit të produkteve. Në këtë mënyrë, ai theksoi se do të eliminohet mundësia që inspektorët të dënojnë subjektet ekonomike për produkte të cilët do t’i nënshtrohen procedurës së asgjësimit.
Drejtori i Departamentit të Shërbimit dhe Edukimit në Administratën Tatimore, Sami Salihu njoftoi anëtarët lidhur me dispozitat ligjore të cilët përcaktojnë procedurën e deklarimit të produkteve për asgjësim. Tutje, ai potencoi nevojën e hartimit të dispozitave ligjore për trajtimin e kallos pasi që është e pamundur që ushqimet e shpejta t’i nënshtrohen procedures së asgjësimit pas një afati prej 10 ditësh.
Salihu gjithashtu njoftoi anëtarët lidhur me masat e ndërmarra nga Administrata Tatimore për edukimin e inspektorëve në mënyrë që të evitohen mundësitë për praktika të gabuara të vënies së gjobave ndaj subjekteve ekonomike.
Lidhur me çështjen e trajtimit të kallos, Sharku theksoi se është momenti i duhur dhe se ATK është e interesuar që kjo problematikë të zgjidhet përmes dispozitave ligjore që duhet t’i hartojë Ministria e Ekonomisë, Punës, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike. Në anën tjetër, Sharku theksoi se reduktimi i normës së Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për sektorin e HoReCa është i nevojshëm pasi që do të rezultonte ne formalizimin e bizneseve që operojnë në këtë sektor ndërsa do të mundësonte gjithashtu për zgjerimin e tyre.
Në diskutimin e hapur me biznese, anëtarët kishin mundësinë e adresimit të çështjeve të ndryshme të cilat afektojnë operimet e tyre, ndërsa theksuan që do të ndihmojnë këto institucione duke ofruar njohuri mbi praktikat më të mira në rajon dhe më gjerë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
“Edhe atëherë kishte media të lira”, Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj