LAJMI I FUNDIT:

Konstituohet Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Inovacion

Konstituohet Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Inovacion

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport ka mbajtur sot gjatë ditës mbledhjen konstituive, kryesuar nga kryetari i Komisionit, Arban Abrashi.

Gjatë mbledhjes, që kishte karakter informues dhe koordinues, Abrashi paraqiti fushëveprimtarinë e komisionit.

Gjithashtu diskutimi vazhdoi me anëtarët e tjerë të komisionit për çështje dhe ligje që i përkasin MASHTI-it, e të cilat, siç u tha, duhet shtyrë tutje, deri në arritjen të rezultateve sa më të mira, që nga arsimi parafillor deri tek arsimi i lartë.


Komisioni u dakordua që në mbledhjen e radhës të bëhet hartimi i planit të punës, për të vazhduar më pas angazhimin tek mekanizmat tjerë, siç janë: takimet e akterëve relavantë dhe angazhimet e ekspertëve.

Anëtarët e Komisionit deklaruan se do ta maksimizojnë rolin e tyre të bashkëpunimit dhe veprimit, lidhur me detyrat dhe përgjegjësitë që iu takojnë në Komision. /Telegrafi/