LAJMI I FUNDIT:

Michael Jordan shpërthen në lot në ceremoninë përkujtimore për Kobe Bryant

Michael Jordan shpërthen në lot në ceremoninë përkujtimore për Kobe Bryant

Michael Jordan nuk ka mundur t’i mbajë lotët në momentin që mori fjalën për të kujtuar Kobe Bryant dhe vajzën e tij në ceremoninë përkujtimore.

Legjenda e basketbollit ka thënë se ai gjithmonë kishte dashur të jetë vëllai i madh më i mirë që mund ta kishte ish-ylli i LA Lakers, por aksidenti me helikopter i ndau.


“Dua të falënderoj Vanessan dhe familjen Bryant për mundësinë që ma dhanë që të mbaj fjalimin për Kobin dhe Giannan”, ka thënë ai.

Foto: Goal.com/Getty Images

“Ndoshta disa persona mund të befasohen, por unë dhe Kobe ishim shumë të afërt, ishim vëllezër”.

“Kemi ndarë të gjitha gjërat. Gjithmonë kam dashur të jem vëllai i tij i madh, vëllai më i mirë që ai ka pasur. Kemi shkëmbyer shumë gjëra mes vete, nuk kemi shikuar asgjë mes vete”.

Vanessa Bryant mes lotësh kujton Kobe dhe vajzën e saj, Gianna gjatë ceremonisë përkujtimore
Lexo po ashtu Vanessa Bryant mes lotësh kujton Kobe dhe vajzën e saj, Gianna gjatë ceremonisë përkujtimore

“Komunikuam në orë të mëngjesit, madje kur unë apo ai ishim duke fjetur. Nëse ju e doni dikë, duhet të shkoi deri në gjëra ekstreme dhe të bëni gjithçka për të edhe nëse duhet të rrezikoni jetën tuaj. Kobe ishte inspirim për mua”, ka shtuar më tej Jordan.

Legjenda e basketbollit ndërroi jetë në moshën 41-vjeçare, gjersa po udhëtonte me helikopter së bashku me vajzën e tij 13-vjeçare dhe shtatë njerëz të tjerë për një ndeshje basketbolli në fillim të këtij viti. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Bundesliga
Ancelotti flet për shanset e Realit për të kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve: Nuk e keni parë versionin më të mirë të Real Madridit

Ancelotti flet për shanset e Realit për të kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve: Nuk e keni parë versionin më të mirë të Real Madridit

Liga e Kampionëve
Dy yjet e Realit për pak sa uk e humbën fluturimin për në Madrid, ata mbetën shumë vonë në Allianz Arena

Dy yjet e Realit për pak sa uk e humbën fluturimin për në Madrid, ata mbetën shumë vonë në Allianz Arena

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori