LAJMI I FUNDIT:

Turqia goditet nga një tërmet i fuqishëm, tetë të vdekur dhe shumë të lënduar, po kërkohet nën rrënoja për të mbijetuar të tjerë

Turqia goditet nga një tërmet i fuqishëm, tetë të vdekur dhe shumë të lënduar, po kërkohet nën rrënoja për të mbijetuar të tjerë

Si pasojë e një tërmeti me magnitudë 5.7, tetë persona kanë mbetur të vdekur në provincën Van të Turqisë, që ndodhet në kufi me Iranin.

Ministri i Brendshëm, Suleiman Soylu ka thënë në një konferencë se në mesin e viktimave janë pesë të rritur dhe tre fëmijë, transmeton Telegrafi.


Shumë të lënduar, janë dërguar me urgjencë në spital, derisa banorët kanë nisur të kërkojnë nën rrënoja për të mbijetuarit që mund të kenë ngecur.

Në anën tjetër, autoritetet iraniane kanë thënë se ky termet i ka goditur 43 fshatra malore, duke lënë disa të lënduar por asnjëri prej tyre në gjendje kritike.

Sipas Qendrës Meteorologjike të Mesdheut, dridhjet në qendër të tërmetit kanë qenë deri në pesë kilometra.

Zona e goditur, ka histori të konsiderueshme me tërmete, pasi vetëm një muaj më parë, është goditur nga një termet mjaft i fuqishëm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kalo në kategori