LAJMI I FUNDIT:

Billie Eilish vë rekord historik me temën për James Bondin

Billie Eilish vë rekord historik me temën për James Bondin
Billie Eilish (Foto: Gareth Cattermole/Getty Images/Guliver)

Billie Eilish është bërë artistja e parë femër që zë vendin e parë në top-listë për një këngë të realizuar për një film të James Bondit, si dhe muzikantja e dytë në përgjithësi që e arrin këtë sukses.

Në javën e kaluar, 18-vjeçarja e publikoi temën muzikore të filmit të ri me titull “No Time To Die” dhe suksesi ishte i jashtëzakonshëm.


Publikohet balada dramatike e Billie Eilish për filmin "No Time To Die"
Lexo po ashtu Publikohet balada dramatike e Billie Eilish për filmin "No Time To Die"

“Writing’s On The Wall” nga Sam Smith ka qenë kënga e parë nga një film për ‘007’ që arrin e para në top-listë, kur u publikua në vitin 2015 për filmin “Spectre”.

Kënga e Adele, “Skyfall”, në vitin 2012 dhe ajo e “Duran Duran”, “A View To A Kill”, e lansuar në vitin 1985, ishin shumë afër që të kryesonin top-listat, mirëpo përfunduan vetëm në vend të dytë.

Ndërsa kënga e Madonnas, “Die Another Day”, që ishte tema e filmit të fundit të James Bondit me Pierce Brosnanin në rolin kryesor, në vitin 2002 kishte zënë vendin e tretë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Zanfina Ismaili e revoltuar: Vrasje vëllazërore, dhunë ndaj gruas e shtet i korruptuar - kiameti nuk është larg

Zanfina Ismaili e revoltuar: Vrasje vëllazërore, dhunë ndaj gruas e shtet i korruptuar - kiameti nuk është larg

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Videot ironizuese të Rina Krasniqit me këngët dhe tekstet e estradës bëhen virale në rrjetet sociale

Videot ironizuese të Rina Krasniqit me këngët dhe tekstet e estradës bëhen virale në rrjetet sociale

Magazina
Dua Lipa publikon albumin e tretë

Dua Lipa publikon albumin e tretë "Radical Optimism"

Magazina
Kalo në kategori