Në javën që lamë pas në Lagjen “Bujana” të Gjilanit, ndodhi një vrasje e pesëfishtë, ku mbetën të vdekur pesë anëtarët e familjes Bllaca. Sipas prokurorisë vrasjen dyshohet se e ka kryer Valdete Bllaca, e cila ishte zyrtare e Policisë së Kosovës, ajo vra prindërit, dy vëllezërit e më pas vetën, e gjithë vrasja dyshohet të jetë kryer me revolen e Policisë së Kosovës, të cilën e posedonte viktima.
Ndërsa në Policinë e Kosovës kanë deklaruar se zyrtarja policore kishte disa probleme shëndetësore/psikologjike, ku pas 14 seancave të ndryshme dëgjimore dhe këshillore i ishte rekomanduar edhe lirimi nga bartja e uniformës, përfshirë edhe armën zyrtare.
Mirëpo, përveç të ndjerës Valdete Bllaca në Policinë e Kosovës, janë edhe një numër i konsiderueshëm i zyrtarëve të cilët kanë probleme të ndryshme shëndetësore/psikologjike.
Pas vrasjes që ndodhi në Gjilan, Policia e Kosovës bëri të ditur se numri i pjesëtarëve policorë me probleme psikike është 20, 4 prej tyre gjenden në pushim mjekësor të kategorizuar si rast i veçantë shëndetësor.
Lidhur me trajtimin që duhet bërë zyrtarëve policorë të cilët kanë probleme shëndetësore psikologjike, për Telegrafin është deklaruar psikoterapisti Yll Avdijaj.
Avdijaj tha se profesioni i policit është profesion i rëndësishëm, i vështirë e po ashtu me përgjegjësi të lartë.
“Puna e tyre, shpeshherë dinë të jetë mjaftë sfiduese në aspektin praktik e sidomos kur ka intervenimeve në raste të ndryshme emergjente ku përfshihen: konflikte, aksidente, bastisje, vrasje, kërcënime, përdhunime, arrestime etj. Por, para se gjithash, duhet pasur parasysh një gjë: polici, para se të jetë polic ai në rend të parë është njeri si gjithë të tjerët! Duke u nisur nga ky fakt, ne arrijmë të kuptojmë se edhe ai është një qenie njerëzore, e po ashtu mundësitë që të afektohet psikologjikisht dhe emocionalisht janë shumë të mëdha. Madje është i rrezikuar dhe mund të preket edhe nga tronditjet dhe traumat e ndryshme të cilat mund të shkaktohen gjatë punës së tyre të vështirë”, ka thënë ai për Telegrafin.
Psikoterapisti tha se duhet të merret seriozisht çështja e zyrtarëve policorë të cilët kanë probleme psikologjike, duke shtuar se ata duhet të vazhdojnë trajtimin e tyre me seanca psikologjike e psikoterpeutike.
“Duke pasur parasysh rastet e fundit, 120 polic të deklaruar që vazhdojnë të jenë në trajtim psikologjik, ndërsa 20 prej tyre edhe me diagnoza më të rënda, mendoj se kjo çështje duhet të merret seriozisht, e sidomos nga vet institucionet përkatëse. Këta pjesëtarë të policisë patjetër se duhet të vazhdojnë trajtimin e tyre me seanca psikologjike apo psikoterapeutike, madje kjo nuk do të vlente vetëm për 120 policët, por kjo do të shërbente si preventive edhe për policët e tjerë të cilët nuk janë të prekur nga probleme të kësaj natyre. Një gjë duhet kuptuar drejtë, se trajtimet psikoterapeutike nuk janë vetëm për persona të cilët vuajnë nga ndonjë problem psikik dhe të kësaj natyre, por njëkohësisht shërben edhe për personat të cilët mund të përballen me shqetësime më të vogla ditore. Kjo sigurisht se do të ishte një preventive shumë e mirë, e cila do të ndihmonte shumë në parandalimin e problematikave më të mëdha të cilat mund të shfaqën me kalimin e kohës”,u shpreh ai.
Avdijaj tha se pavarësisht asaj që në Policinë e Kosovës ka psikolog të cilët vazhdimisht bëjnë punën e tyre me anë të testimeve dhe vlerësimeve psikologjike, e po ashtu edhe intervenime me seanca, për t’u dalur në ndihmë pjesëtarëve të stafit policor; ai thotë se janë edhe disa gjera te cilat duhet pasur parasysh dhe që janë shumë te rëndësishme.
“Së pari shteti duhet të bëjë një ligj që rregullon çështjen e profesionit të psikologut dhe psikoterapeutit, si profesione të pavarura. Pasi që aq shumë flitet për rolin e psikologut dhe rëndësinë e tij, mirëpo në anën tjetër pak kush e dinë se nëpër çfarë vështirësish po kalon ky profesion duke mos pasur vendin e vet që i takon në shtetin e Republikës së Kosovës:
-Brenda institucioneve, si në rastin konkret dhe të ngjashme, të mos ketë ndërhyrje të jashtme në punën e psikologut.
-Të bëhen vlerësime psikologjike dhe seanca psikoterapeutike të vazhdueshme me stafin policor”, potencoi ai.
Në anën tjetër, njohësi i çështjeve të sigurisë në vend, Avni Islami, ka thënë për Telegrafin, se zyrtarëve policorë të cilët kanë probleme shëndetësore/psikologjike, nuk duhet t’u lejohen armët.
“Drejtori i Policisë në një konferencë për media ka bërë të ditur se brenda PK-së është një numër i konsiderueshëm që kanë probleme shëndetësore, e disa prej tyre edhe me probleme psikike. Mendoj që tek ne duhet të ndodhë diçka e pastaj të ndërmerren masa të ndryshme në mënyrë që të evitohen rastet tjera, kjo është tepër shqetësuese për shkak se brenda Policisë së Kosovës kemi të bëjmë me persona zyrtar që janë të pajisur me armë zjarri, të cilët në çdo kohë dhe çdo moment mund të ndodhë e keqja. Mendoj që në asnjë rrethanë nuk do të duhej që personat të cilët kanë probleme psikike të kenë armë”, tha ai.
Islami tha se institucionet duhet të marrin masa në mënyrë që të parandalohen vrasjet.
Ndryshe, pas tragjedisë që ndodhi të martën në Gjilan, në Stacionin Policor të Gjilanit u suspenduan për 72 orë katër zyrtarë policorë, ndërsa dita e premte në Kosovë ishte ditë zie, në nderim të familjes Bllaca./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump
Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët