LAJMI I FUNDIT:

Deri më 12 mars afati për dorëzimin e listave të deputetëve, partitë paralajmërojnë kuadro të dëshmuara

Deri më 12 mars afati për dorëzimin e listave të deputetëve, partitë paralajmërojnë kuadro të dëshmuara

Deri më 12 mars në mesnatë partitë duhet t’i dorëzojnë listat zgjedhore për gjashtë njësitë zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare, të cilat duhet të mbahen më 12 prill, në pajtim me librin e afateve, të cilin e publikoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve për aktivitetet në prag të zgjedhjeve.

Partitë paralajmërojnë kuadro të dëshmuara, por edhe persona të rinj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pushteti dhe opozita tashmë kanë paralajmëruar deri kur planifikojnë t’i publikojnë bartësit e listave, por edhe kandidatët tjerë për deputetë. LSDM planifikon emrat t’i publikojë pas Kongresit, i cili duhet të mbahet në periudhën prej 8 deri 12 mars, ndërsa OBRM-PDUKM bartësit e listave do t’i publikojë më 5 mars, ndërsa kandidatët tjerë më vonë deri më 10 mars.


Në LSDM ka filluar procedura rreth kandidimit të kandidatëve të ardhshme për deputetë, ndërsa bartësit e listave do të jenë të njohur në mars, kur duhet të mbahet Kongresi i partisë.

Zëdhënësi i LSDM-së Kostadin Kostadinov, dje tha se Kongresi duhet të mbahet prej 8 deri 12 mars dhe se nuk është falënderuese të spekulohet me informata të ndryshme.

BDI, siç potencoi kryetari i partisë Ali Ahemit, megjithatë në lidhje me atë nëse në listat kandiduese për zgjedhjet e ardhshme do të ketë deputetë tashmë me përvojë, tha se do të bëjnë hulumtime dhe analiza në kuadër të partisë dhe se do të propozojnë kandidatë që do të jenë të pranueshëm për votuesit e tyre, por edhe për të gjithë qytetarët.

Fushata zgjedhore, e cila zgjatë 20 ditë, sipas listës së afateve të KSHZ-së, do të fillojë më 23 mars, ndërsa do të përfundojë më 10 prill në mesnatë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shefi i Zjarrfikësve jep detaje nga aksidenti tragjik në Liqenin e Badovcit: Dy trupa u gjetën në ujë, një në veturë

Shefi i Zjarrfikësve jep detaje nga aksidenti tragjik në Liqenin e Badovcit: Dy trupa u gjetën në ujë, një në veturë

Jehona Hulaj
Viktimat e aksidentit tragjik ishin rreth moshës 20 vjeç, kryeprokurori Gashi: Dy janë identifikuar - njëri ende jo

Viktimat e aksidentit tragjik ishin rreth moshës 20 vjeç, kryeprokurori Gashi: Dy janë identifikuar - njëri ende jo

Jehona Hulaj
Sveçla reagon pas aksidentit tragjik në Badovc: Ekspertët janë duke bërë hetimet, qytetarët të vozisin me kujdes

Sveçla reagon pas aksidentit tragjik në Badovc: Ekspertët janë duke bërë hetimet, qytetarët të vozisin me kujdes

Lajme
​Nagavci: Familjeve që nuk kanë mundësi financiare, do t’ia mbulojmë pagesën e çerdheve

​Nagavci: Familjeve që nuk kanë mundësi financiare, do t’ia mbulojmë pagesën e çerdheve

Arsim
Mbi 3 mijë paketime me produkte të skaduara konfiskohen nga Dogana e Kosovës

Mbi 3 mijë paketime me produkte të skaduara konfiskohen nga Dogana e Kosovës

Lajme
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Kalo në kategori