LAJMI I FUNDIT:

Stoltenberg tregon vendit për flamurin e Maqedonisë së Veriut: Anëtarësimi ka qenë me meritë

Stoltenberg tregon vendit për flamurin e Maqedonisë së Veriut: Anëtarësimi ka qenë me meritë

Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski në kuadër të vizitës dyditore në Bruksel, sot realizoi takim me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Në këtë takim, Stoltenberg, të ftuarve ua tregoi vendet ku planifikohet të vendosen shenja, flamuri dhe pllakata me emrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në ceremoninë solemne për pranim në anëtarësim të plotfuqishëm në Aleancë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryeministri Spasovski në takim, në të cilën mori pjesë edhe zv.kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, është falënderuar për takimin dhe për mbështetjen që NATO, anëtaret e saj dhe në veçanti sekretari i përgjithshëm Stoltenberg e dhanë gjatë periudhës së aderimit të Maqedonisë së Veriut në anëtarësim në aleancën Atlantike të Veriut.


Spasovski në takim potencoi se vendi është në zbatim të përhershëm të reformave dhe se në këtë drejtim është edhe miratimi i Ligjit për prokurori publike në Kuvend, me çka janë krijuar të gjitha parakushtet për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë, si përcaktim strategjik për sundimin e drejtësisë.

“Maqedonia e Veriut qëndron gjithnjë në qëndrimin për plotësim të plotë të detyrimeve nga marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë dhe në mbajtjen dhe avancimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, si dhe mbështetjen e vendeve fqinje, të cilat kanë qëllime të njëjta si dhe vendi ynë – anëtarësimi në BE dhe NATO”, informojnë nga Qeveria.

Kryeministri Spasovski, në këtë takim gjithashtu theksoi se Maqedonia e Veriut i ka miratuar Ligjin për mbrojtje dhe Ligjin për detyrim në armatë me çka janë kompletuar detyrimet e vendit tonë për plotësimin e obligimeve që dalin nga anëtarësimi ynë në NATO.

Ai edhe një herë shtoi se qytetarët e Maqedonisë së Veriut së shpejti do të presin edhe lajm të mirë nga institucionet e BE-së për fillim të bisedimeve për anëtarësim në union./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori