Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR), nesër do të protestojë para zyrës së avokatit Tomë Gashi.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se protesta do të fillojë në ora 12:00, dhe do të protestohet për sjelljen abuzive dhe shkeljen e të drejtës themelore për dinjitet, transmeton Telegrafi.
“Avokati Tomë Gashi është parë duke shqelmuar paratë dhe abuzuar verbalisht një person i cili po kërkonte lëmoshë në sheshin Nënë Tereza në Prishtinë. ‘Youth Initiative for Human Rights Kosovo’ – YIHR KS dënon fuqishëm sjelljen abuzive të avokatit Tomë Gashi dhe gjithmonë do të vazhdojë të kundërshtojë akte të tilla të dhunës”, thuhet në njoftimin për media.
Ndryshe, avokati Gashi para disa ditësh është incizuar duke shkelmuar paratë e një lypsari në sheshin “Nënë Tereza”, në Prishtinë.
Gashi ka thënë se ka shqelmuar paratë e lypsarit pasi që ai është ofenduar rëndë.
“Këta janë punëtorë të njerëzve me ‘Mercedesa’ dhe për këtë situatë nuk ka ndërmarrë askush asgjë. Me pas goditur unë lypsarin ai nuk do të kishte qëndruar aty hiç. Ju nuk e dini se çfarë ka thënë ai person. Me ta përmend ty nënën, si të duket? Nuk e shoh të arsyeshme të kërkoj falje për goditje të plastikës – kjo më duket budallaki. Ata janë një grup i organizuar prej kriminelëve. Me qindra herë janë thirrur organet kompetente”, ka pohuar Gashi për media.
Veprimin e Gashit e kanë dënuar edhe Oda e Avokatëve të Kosovës, të cilët e kanë quajtur të papranueshme dhe johumane sjelljen e anëtarit të saj./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak