Pas përfundimit të afatit për aplikim për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, të tri subjektet politike që kanë aplikuar për pjesëmarrje në këto zgjedhje janë duke pritur certifikimin. Deri më datë 25 shkurt është afati për tu certifikuar, ndërsa njëri ndër kushtet që duhet të plotësohet është pagesa e gjobave nga subjektet politike në cilado prej zgjedhjeve të mëparshme.
Për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë të cilat do të mbahen më 15 mars 2020, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë aplikuar vetëm tri parti politike.
Afati për aplikim është mbyllur më 17 shkurt (dje), në ora 18:00, ndërsa tri partitë politike të cilat do të garojnë me kandidatët e tyre për të parin e Podujevës janë Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës.
Nga LDK-ja, parti kjo e cila është në pushtet në Podujevë, kanë kandiduar nënkryetarin e komunës, Nexhmi Rudarin për garën e 15 marsit, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ka kandiduar deputetin Shpejtim Bulliqi, i cili së voni ka kaluar nga LDK-ja në LVV.
Partia Demokratike e Kosovës në këtë garë do të hyj edhe njëherë me Naim Fetahun, të njëjtin kandidat i cili garoi edhe në zgjedhjet e vitit 2013.
Pas përfundimit të afatit për aplikim nga subjektet politike, sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi vjen faza e paraparë për procesin e certifikimin i cili pritet të përmbyllet me 25 shkurt.
“KQZ-ja ka pranuar 3 aplikime nga subjektet politike që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës. Aktualisht jemi në fazën e paraparë për shqyrtimin e këtyre aplikimeve dhe sipas planit operacional deri më 25 shkurt KQZ-ja do të përmbyllë procesin e certifikimit”, tha Elezi për Telegrafin.
Elezi tha se tashmë i janë drejtuar me shkrim Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që të marrin konfirmimin se subjektet politike kanë paguar gjobat në cilado zgjedhje, pasi ky është njëri ndër kushtet i cili duhet të plotësohet për të marrë pjesë në zgjedhje.
“Një subjekt politik për t’u certifikuar për të marrë pjesë në zgjedhje, duhet të plotësojë një numër kushtesh të cilat i parasheh ligji për zgjedhjet e përgjithshme. Një nga këto kushte është edhe shlyerja e gjobave. Për këtë qëllim kemi kërkuar konfirmim me shkrim nga ana e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa se nëse subjektet politike që kanë aplikuar kanë paguar plotësisht gjobat nga cilatdo zgjedhje të mëparshme”, tha Elezi.
I kontaktuar nga Telegrafi, kryesuesi i Sekretariatit të PZAP-së, Mul Desku, tha se nuk ka arsye që ndonjëra nga tri subjektet politike të mos certifikohet për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë, pasi të gjitha partitë pjesëmarrëse në këto zgjedhje kanë paguar gjobat.
“Të tri partitë politikë të cilat kanë aplikuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve i kanë të paguara gjobat, këtë edhe e kemi konfirmuar, por ne vazhdimisht jemi në kontakt me QKZ-në dhe ua rifreskojmë të dhënat. Pra, nuk ka ndonjë arsye që këto subjekte politike të mos certifikohen për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë”, tha Desku për Telegrafin.
Formimi i Qeverisë Kurti në të cilën mori postin e ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës, Agim Veliu, e la Komunën e Podujevës pa kryetar pasi Veliu dha dorëheqje nga posti menjëherë pasi pranoi postin e ministrit, duke i lënë rrugën hapur presidentit Hashim Thaçi i cili shpalli zgjedhjet e jashtëzakonshme në këtë komunë.
Me shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në këtë komunë nga ana e presidentit, KQZ-ja miratoi Planin Operacional të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Podujevës që do të mbahen me 15 mars 2020.
Tërheqja e shortit, pra dita kur subjektet politike dhe kandidatët do të mësojnë renditjen e tyre në fletëvotim, është planifikuar të bëhet më 2 mars. Ndërkaq, një ditë më vonë, pra duke filluar nga 3 marsi është vendosur data e fillimit të fushatës zgjedhore, e cila përfundon më 13 mars. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kurti takohet me zyrtarin amerikan, Richard Verma – bisedojnë për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve
Anëtarët e PDK-së në KQZ: Ka tendenca të manipulohet votimi në diasporë
Paraqitet aktakuzë ndaj 16 personave në Maqedoni, policë dhe doganierë kanë kërkuar ryshfet
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025