LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna me armë dhe therje me thikë në Prishtinë, lëndohet një person

Të shtëna me armë dhe therje me thikë në Prishtinë, lëndohet një person
Foto: Ilustrim

Të shtëna me armë janë dëgjuar sot rreth orës 02:00 të mëngjesit në Prishtinë.

Sipas policisë pas një zënke në mes disa personave lëndime nga thika ka pësuar viktima R.A E gjithë kjo ngjarje ka ndodhur në afërsi të një klubi të natës në rrugën “Rinia” në kryeqytet.


Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 02:00, në stacionin policor Qendra në Prishtinë është iniciuar një rast vrasje në tentativë. Rasti ka ndodhur në rrugën “Rinia”, ku pas një zënke (ku dyshohet se ka pasur edhe të shtëna me armë), në mes të disa personave, lëndime nga arma e ftohtë (thike) ka pësuar viktima R. A. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që policia ka identifikuar tre persona të dyshuar dhe është në kërkim të tyre”, ka thënë Ahmeti./Telegrafi/