LAJMI I FUNDIT:

Alkooli ju ndihmon të flisni më mirë një gjuhë të huaj

Alkooli ju ndihmon të flisni më mirë një gjuhë të huaj

Ata që nuk mund të mësojnë një gjuhë të re, ndonjëherë e kuptojnë se alkooli – i ndihmon ata të flasin më rrjedhshëm.

Në një farë mënyre, kjo ka kuptim: Është treguar se një birrë ose një gotë verë mund të ulë frenimet, gjë që mund të bëjë më të lehtë për disa njerëz të kapërcejnë nervozizmin ose hezitimin.

Por nga ana tjetër, alkooli gjithashtu është treguar se dëmton funksionet njohëse dhe motorike, ndikojnë negativisht në kujtesën dhe vëmendjen, dhe çojnë në mbikonsiderim dhe vetëvlerësime të vetës. Pra, me të vërtetë njerëzit flasin gjuhë jo-amtare më mirë pasi të pinë, apo është vetëm guximi i tyre i lëngshëm?


Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, studiuesit britanikë dhe holandezë kryen një eksperiment, të botuar këtë javë në Gazetën e Psikofarmologjisë. Dhe rezulton, njerëzit në studim me të vërtetë flisnin më rrjedhshëm pas një doze të ulët të alkoolit – edhe kur ata nuk mendonin kështu vetë, transmeton Telegrafi.

Studimi përfshiu 50 folës të gjuhës gjermane, të cilët studionin në Universitetin Maastricht, të vendosur në Holandë afër kufirit me Gjermaninë.

Çdo personi ju kërkua të zhvillojë një bisedë të rastësishme, dy-minutëshe me një intervistues në holandisht. Para asaj bisede, gjysmës iu dha ujë për të pirë, ndërsa gjysmës tjetër iu dha një pije alkoolike. Sasia e alkoolit ndryshonte në bazë të peshës së personit.

Bisedat u regjistruan dhe u shënuan nga dy folës vendas holandezë që nuk ishin në dijeni se cilët njerëz kishin konsumuar alkool. Pjesëmarrësve u kërkua gjithashtu të vetë-shënonin performancat e tyre, bazuar në atë se sa rrjedhshëm ndjeheshin se do të flisnin.

Ndërsa studimi nuk mati gjendjet mendore ose emocionet e njerëzve, autorët thonë se është e mundur që një dozë e ulët deri në mesatare e alkoolit “zvogëlon ankthin gjuhësor” dhe për këtë arsye rrit aftësinë. “Kjo mund të bëjë që folësit e gjuhëve të huaja të flasin më rrjedhshëm një gjuhë të huaj pasi të pinë një sasi të vogël të alkoolit”, përfundojnë ata. /Telegrafi/