LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu kërkon anëtarësimin e Kosovës në Konferencën e Hagës

Haxhiu kërkon anëtarësimin e Kosovës në Konferencën e Hagës
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu gjatë të premtes iu drejtua me një letër kërkesë Sekretarit Permanent të Konferencës së Hagës, Christophe Bernasconi.

Nga Ministria e Drejtësisë kanë bërë të ditur se përmes kësaj letre, është kërkuar që të shqyrtohet mundësia e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në këtë institucion tejet të rëndësishëm.


“Përmes këtij anëtarësimi, por bazuar edhe në përvojën në anëtarësimet në konventat e këtilla, Ministria e Drejtësisë është e bindur se një gjë e tillë, do të mundësonte zbatimin e unifikuar të konventave ndërkombëtare në çështjet  e së drejtës ndërkombëtare private, si dhe do të lehtësonte qasjen në platforma dhe instrumente multilaterale që kanë të bëjnë me këtë fushë”, thuhet në komunikatën e dërguar nga Ministria.

Sipas këtij njoftimi për shkak të mos anëtarësimit në Konferencën e Hagës, është vështirësuar zbatimi i së drejtës në çështjet që lidhen me rrëmbimin ndërkombëtar të fëmijëve, në aspektin civil, si dhe në konteste  familjare dhe trashëgimore për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Në fund të njoftimin Ministria e Drejtësisë  zotohet se do të punojnë me përkushtim në integrimin e  Republikës së Kosovës organizata  rajonale dhe ndërkombëtare me qëllim të lehtësimit në realizimin e të drejtave të qytetarëve të saj. /Telegrafin/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Kalo në kategori