Pjesa më e madhe e njerëzve që janë në gjendje depresive, e humbin interesin për seks. Sipas studiuesve, nëse këtë gjendje e bartin prindërit (gjenetikisht përcillet), humbja e dëshirës për kontakt seksual mund të vërehet edhe te fëmijët e tyre
Abdirahim Idrizi
Poliklinika “Galaxy”
abdirahimidrizi@gmail.com
Nëse jeni lidhur me një partner “të dëshpëruar”, dijeni se kjo dëshirë e ulët për seks nuk është personale, por është e lidhur drejtpërdrejt me gjendjen e tij depresive.
Depresioni prek çdo aspekt të jetës, duke përfshirë edhe marrëdhëniet intime. Në të vërtetë, kur njëri nga partnerët është i dëshpëruar, lidhja mund të çrregullohet aq shumë, saqë mund të pasojë edhe ndarja.
Një lidhje e mirë është shumë qetësuese për një person të brengosur, sepse ai ka nevojë për dashuri, mbështetje dhe mirëkuptim më shumë se kurdoherë tjetër, edhe pse e ka të vështirë ta pranojë apo edhe ta shfaqë këtë.
Njerëzit e dëshpëruar zakonisht ndihen të mbyllur në vetvete. Ata nuk mendojnë se mund ta gjejnë energjinë e duhur për ta vazhduar jetën normalisht, për të bërë jetë me familjet e tyre, edhe pse arrijnë të kuptojnë se njeriu i zemrës është shumë i kujdesshëm ndaj tyre.
Partneri në këtë situatë mund të ndihet i refuzuar dhe i padëshiruar, apo edhe jo i dashuruar nga tjetri.
Ndonjëherë partneri mund ta keqkuptojë dëshirën e ulët për seks të njeriut që e ka pranë dhe mund të mendojë se i vetmi shpjegim është humbja e dashurisë dhe fundi i lidhjes.
Gjërat mund të duken keq në shtëpi, saqë bashkëshorti/ja mund të mendojë se fakti që është i/e lënë pas dore seksualisht, do të thotë se partneri ka një lidhje jashtëmartesore, që i dhuron
më shumë kënaqësi.
Është shumë vështirë që të jetohet normalisht një marrëdhënie dhe të shijohet edhe nëpërmjet aktit seksual, nëse atë e shoqërojnë xhelozia dhe frika e ekzistencës së një personi të tretë.
Në të tilla raste, partnerët e humbin besimin tek njëri-tjetri dhe pas kësaj edhe dëshirën për marrëdhënie intime.
Gjithsesi, çdo partner në gjendje depresive duhet të ketë durim dhe të kuptojë se kjo sjellje është normale.
Pra, edhe nëse jeni në gjendjen më të mirë, por partneri ka humbur aftësinë për t’u përqendruar në atë çfarë ju thoni, për të dhënë një buzëqeshje, apo për të vlerësuar momentet e bukura të jetës, përpiquni të pranoni se të gjitha këto gjëra janë pjesë e kësaj sëmundjeje të vështirë.
Mos harroni se në pjesën më të madhe të rasteve humori i keq dhe dëshira e ulët për seks nga ana e partnerit nuk kanë të bëjnë me ju dhe me tërheqjen tuaj fizike, por me gjendjen e tij shëndetësore.
Fatkeqësisht, ende nuk është arritur të nxirren konkluzione për efektet dhe ndryshimet që ndodhin
në tru gjatë depresionit.
Gjithsesi, nga këndvështrimi mjekësor, ajo çfarë është e qartë është se sëmundjet depresive kanë tendencë ta prekin sistemin fizik, duke ulur aftësitë e tij.
Ky efekt është i lidhur ngushtë me aftësinë për gjumë, me aktivitetin që kërkon gjallëri, spontanitetin dhe koordinimin.
Këtu përfshihet edhe seksi. Pra, shumë njerëz, që janë në gjendje depresive, janë më të prirur për të mos dëshiruar seksin, por nuk mund të përjashtohen rastet në të cilat ata mendojnë se kontakti seksual është mbështetja e tyre e vetme.
Te meshkujt, ulja e aktivitetit të trurit shkakton lodhje dhe mosbesim, që mund të lidhet drejtpërdrejt me humbjen e libidosë dhe me problemet me ereksionin.
Të femrat, ky aktivitet i zvogëluar i trurit ka tendencë të lidhet me humbjen e dëshirës për të bërë seks dhe shpeshherë me vështirësitë në arritjen e orgazmës.
Të gjitha këto probleme mund të pakësohen nëse gjendja depresive përmirësohet.
Mendohet se seksi mund të jetë një zgjidhje shumë e mirë për ta larguar këtë gjendje ligështie. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj