LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, “Zgjedhje të lira kundër propagandës së errët”

Maqedoni, “Zgjedhje të lira kundër propagandës së errët”

Për zgjedhje të drejta dhe demokratike, partitë politike nuk duhet të ndikojnë në punën e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Në panel diskutimin e organizuar nga CIVIL “Zgjedhjet e lira kundrejt propagandës së zezë”, zv ministrja e brendshme, Sllavjanka Petrovska gjithashtu nënvizoi se duhet vullneti politik për fushatë pozitive dhe jo keqpërdorim e punonjësve të policisë.

“Roli i MPB-së saj nuk ka të bëjë vetëm me ruajtjen e vendvotimeve ose materialit votues dy-tre ditë para zgjedhjeve, megjithatë ndikimi i punonjësve të policisë dhe në përgjithësi të punësuarve mund të keqpërdoret, ashtu siç ka ndodhur edhe në të kaluarën. Ne duhet të dërgojmë një mesazh që Ministria e Brendshme do t’i zhvillojë zgjedhjet në mënyrë profesionale, që do të thotë se mënyrat e vjetra të ndërhyrjes së partive në punën e ministrisë duhet t’i harrojmë”, tha Sllavjanka Petrovska, zv ministre e punëve të brendshme.

Profesoresha universitare Jasna Baçovska dhe koordinatori nacional për komunikime strategjike në Qeveri, Marjan Zabërçanec vlerësojnë se partitë politike kësaj radhe duhet të tregojnë nivel të përgjegjësisë politike. Sipas tyre, debatet politike, gjuha e urrejtjes dhe ofendimet nuk duhet të zhvillohen dhe të jenë pjesë e rrjeteve sociale.


“Duke pas parasysh çfarë ndodhi në rrjetet sociale gjatë referendumit dhe zgjedhjeve presidenciale nuk besoj që kësaj radhe do të jetë diçka më ndryshe. Partitë politike mund të bëjnë shumë, respektivisht ta kanalizojnë debatin politik në rrjetet sociale, respektivisht mos të lejojnë gjuhën e urrejtjes, ofendimet dhe fyerjet”, pohoi Jasan Baçovska, profesoreshë universitare.

“Rol të madh si aktor në shoqëri kanë edhe partitë politike mirëpo kësaj radhe janë në një shesh të gjerë të opinionit. Kësaj radhe, sikurse edhe zgjedhjet e kaluara nuk kemi media kombëtare private, përveç njërës, të cilat hapur diskreditojnë ose hapur përkrahin një opsion politik, Teza ime qëndron në atë se në këto zgjedhje, fituesi do të vendoset në rrjetet sociale”, theksoi Marjan Zabërçanec.

Panelistët, mes tjerash nënvizuan se për realizimin e zgjedhjeve të rregullta rol të rëndësishëm kanë edhe mediat. Siç thonë ata, thuajse ka humbur cilësia e programeve që transmetohen për momentin, ndërkohë që mungojnë emisione për eurointegrimet, kulturën si dhe emisionet edukuese për sfera të ndryshme./Alsat/

https://www.youtube.com/watch?v=Q066rc856lc&feature=emb_title

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
KFOR-i bën patrullime në Istog

KFOR-i bën patrullime në Istog

Lajme
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Lajme
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Kalo në kategori