LAJMI I FUNDIT:

Theret me thikë një person në Pejë, arrestohen dy të tjerë

Theret me thikë një person në Pejë, arrestohen dy të tjerë
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka njoftuar se në rrugën “Esat Mekuli” në Pejë, është informuar për një incident i cili u cilësua si lëndim trupor, ndaj një të mituri i cili kishte pësuar lëndime nga mjeti i mprehtë (thikë).

“Njësiti policor nga stacioni policor në Pejë menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes në ora 9:45 ku edhe është gjetur viktima në vendin e ngjarjes i plagosur nga mjeti i mprehtë në këmbën e majtë në pjesën e gjurit. Me autoambulancë është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës, e pastaj nën përkujdesje mjekësore është dërguar për në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtejmë.


Sipas mjekëve gjendja shëndetësore e viktimës është stabile dhe viktima është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftimin për media.

Policia më tej ka theksuar se nga njësitë përkatëse të policisë janë ndërmarrë masat e nevojshme të menjëhershme dhe dy persona të dyshuar të moshës së mitur janë arrestuar, njëri për ‘shkaktim të lëndimit të rëndë’, ndërsa tjetri për ‘fshehjen e mjetit’ me të cilin ishte shkaktuar lëndimi.

Për rastin është informuar prokurori dhe me vendim të tij, personi i parë i dyshuar ndalohet për veprën penale ‘lëndim i rëndë trupor’, ndërsa i dyshuari i dytë për veprën e ‘dhënie të ndihmës pas kryerjes së veprës penale’ lirohet në procedurë të rregullt.
Hetuesit janë duke punuar në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit për të sqaruar të gjitha rrethanat e këtij rasti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Siguri
Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Lajme
Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Kalo në kategori