LAJMI I FUNDIT:

Kosova miraton marrëveshjet për eliminimin e tatimit të dyfishtë me Finlandën dhe Holandën

Kosova miraton marrëveshjet për eliminimin e tatimit të dyfishtë me Finlandën dhe Holandën
Foto: Arkiv

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar marrëveshjet për eliminimin e tatimit të dyfishtë me Finlandën dhe Holandën.

Sipas marrëveshjeve, pritet të parandalohet evazioni fiskal lidhur me tatimin në të hyra dhe kapital, përcjell Telegrafi.

Me dy vendime të veçanta, janë miratuar nismat e negocimit të lidhjes së Marrëveshjes Ndërkombëtare mes Qeverisë së Kosovës dhe Finlandës dhe Marrëveshjes Ndërkombëtare dhe në mes Holandës për eliminimin e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal lidhur me tatimin në të hyra dhe kapital. Marrëveshjet do të negociohen në përputhje me dispozitat e Kushtetutës së Kosovës dhe të Ligjit për Marrëveshje Ndërkombëtare.


Vlerësohet se këto marrëveshje do të kenë ndikim pozitiv në zhvillimin ekonomik të vendit dhe do të jenë stimuluese për investimin e kapitali të huaj në vendin tonë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
​Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë

​Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë

Ekonomi
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Kalo në kategori