Më shumë se 100 persona kanë protestuar sërish para objektit të menaxhmentit të kombinatit “Trepça” në Mitrovicë, duke shprehur pakënaqësitë e tyre me procesin e fundit të punësimit në këtë ndërmarrje.
Ata dhanë ultimatum që tre kërkesat e tyre kryesore, dorëheqja e menaxhmentit, bordit, si dhe anulimi i konkursit, të përmbushen deri sot në orën 14:00, në të kundërtën, paralajmëruan nga nesër protesta më masive para hyrjes së minierës në Stantërg.
Protestuesit bllokuan për rreth gjysmë ore rrugën, duke pamundësuar kështu qarkullimin e automjeteve nga drejtimi i Prishtinës dhe Stantërgut për në qendër të qytetit të Mitrovicës.
Arsim Musa, në emër të këshillit protestues, ka bërë të ditur se në rast të mos përmbushjes së kërkesave të tyre deri në orën 14:00 të ditës së sotme, protestat do të vazhdojnë të mërkurën para objektit të minierës së Trepçës në Stantërg, dhe do të jenë më masovike.
“Menaxhmentit i japim sot një ultimatum, që prej tash dhe deri në orën 14:00 të ditës së sotme, që të heqin dorë nga këto pisllëqet e mbrapshta. Kërkojmë nga ta që sot deri në orën 14:00 të marrim një përgjigje që e kanë anuluar konkursin ose ka dhënë dorëheqje menaxhmenti, ose është shkarkuar bordi. Përndryshe, dita e protestës fillon nesër, nëse nuk realizohen këto kërkesa tona dhe protesta fillon tek ndërmarrja ‘Trepça’ në Stantërg”, ka thënë Musa.
Ndërkaq, menaxheri i “Trepçës”, Basri Ibrahimi, tha se konkursin mund ta anulojnë vetëm institucionet më të larta, nëse konstatojnë ndonjë shkelje të procedurave gjatë procesit të pranimit.
Ndërsa, sa i përket çështjes së dorëheqjes, ai nuk e sheh si zgjidhjen më të mirë, duke thënë se dorëheqja e tij nuk zgjidhë problemet sociale në Mitrovicë.
“Unë nuk kam të drejtë ta anuloj konkursin. Konkursin mund ta anuloj vetëm ndonjë institucion më i lartë se sa ne, në qoftë se konstatohet se është shkelur ndonjë procedurë ose ligj. Dorëheqjen nuk e shoh si ndonjë zgjidhje ose që i zgjidhë problemet sociale të Mitrovicës dhe as të Shalës. Jemi të vetëdijshëm që gjendja sociale në Mitrovicë është shumë e rëndë dhe kjo s’ka të bëjë fare me punën time”, theksoi Ibrahimi.
Protesta e cila ishte e qetë ka zgjatur gjysmë ore, ndërsa numër i konsiderueshëm i pjesëtarëve të policisë, duke përfshirë edhe njësinë për reagim të shpejtë, kanë vëzhguar gjatë gjithë kohës situatën.
Ndryshe, në procesin e fundit të punësimit në këtë ndërmarrje kanë aplikuar mbi 1 mijë e 700 persona, prej të cilëve janë pranuar 144, ndërsa sipas drejtorit Ibrahimi, ditët në vijim pritet të punësohen edhe rreth 100 persona tjerë. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkzekutohen pensionet me rritje për kategoritë e luftës
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?
"PASAPORTA MEET & GREET" me 18 janar ekskluzivisht në CINESTAR MEGAPLEX në Prishtina Mall
Ekonomia e fuqishme amerikane mund të mos ketë nevojë për reformat e mëdha të Trump
Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime