LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët e Shalës së Bajgorës protestojnë për punësimet në ‘Trepçë’, Ibrahimi: Nuk kemi mundësi të pranojmë më shumë punëtorë

Qytetarët e Shalës së Bajgorës protestojnë për punësimet në ‘Trepçë’, Ibrahimi: Nuk kemi mundësi të pranojmë më shumë punëtorë

Disa banorë të Shalës së Bajgorës kanë protestuar para zyrëve të menaxhmetit të kombinatit “Trepça” për shkak të konkursit të fundit për punësim.

Ata kanë bllokuar rrugën që kalon te zyrët e ndërmarrjes.


Lidhur me këtë, kryeshefi ekzekutiv i “Trepçës”, Basri Ibrahimi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se kjo ndërmarrje nuk ka pasur më shumë mundësi që t’i punësoj të gjithë ata që kanë aplikuar.

“Janë disa qytetar nga Shala e Bajgorës të cilët kanë aplikuar në konkursin e fundit për punësim në ‘Trepçë’, por që nuk janë pranuar. Është e natyrshme për shkak të gjendjes ekonomike që ka kjo anë, por kaq ka pasur mundësi Trepça të pranoj”, tha Ibrahimi.

Ai ka shtuar se do t’i shohin mundësitë tjera që të pranojnë punëtorë në këtë ndërmarrje.

“Janë hallexhi, ne i mirëkuptojmë ketë fakt. Në konkursin e fundit kanë konkurruar mbi 1,700 persona, por është i kufizuar numri. Ne prapë do të shohim mundësin që të punësojmë edhe në vitet e ardhshme. Për këtë, së bashku me Qeverinë e Kosovës do të punojmë që ta rregullojmë mundësin që punëtorët t’i dërgojmë më herët në pension, pasi që dihet për kushtet e punës që janë në ‘Trepçë'”, ka shtuar ai.

Në mbështetje të kësaj proteste, të dielën ka dalë edhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Bahtiri ka thënë se është harruar kontributi i punëtorëve në këtë ndërmarrje.

“Punëtorët janë kujdesur për minierën sikurse për shtëpinë e tyre, sepse realisht edhe ka qenë shtëpia e tyre e dytë. Falë saj kanë siguruar mirëqenie për familjet, arsimin për fëmijët e tyre dhe perspektivë për Kosovën në përgjithësi. Menjëherë pas luftës, fal punës vullnetare dhe me rrezikshmëri të lartë për minatorët, miniera e TREPÇËS u shpëtua nga përmbysja dhe shkatërrimi i saj. Kjo ndodhi me vendosmërinë dhe sakrificën e minatorëve vendas, shaljanë. Fatkeqësisht, shumë shpejt pas kësaj filloi implikimi i politikës në punën e minierës dhe u harrua kontributi i minatorëve vendas dhe dalëngadal ata u zëvendësuan me të dëgjueshmit dhe servilët partiak nga anembanë Kosova”, ka shkruar Bahtiri në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Popeyes® vjen në Kosovë

Popeyes® vjen në Kosovë

Ekonomi
Kush është Ahmet Ismaili, guvernatori i ri i Bankës Qendrore të Kosovës?

Kush është Ahmet Ismaili, guvernatori i ri i Bankës Qendrore të Kosovës?

Ekonomi
Kalo në kategori