LAJMI I FUNDIT:

Rukiqi, Kurtit: Rikujtojani Ramës se Kosova më lehtë eksporton në vendet skandinave se në Shqipëri

Rukiqi, Kurtit: Rikujtojani Ramës se Kosova më lehtë eksporton në vendet skandinave se në Shqipëri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës së martë do të qëndron për vizitë zyrtare në Tiranë, e cila është vizita e tij e parë jashtë shtetit.

Gjatë vizitës, kryeministri Kurti do të ketë takime të ndara me presidentin Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Lidhur me këtë vizitë të Kurtit ka reaguar kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, duke i kërkuar këtij të fundit që t’ia rikujtoj kryeministrit shqiptar Edi Rama që Kosova vazhdon të ketë barriera jo-tarifore për eksportimin e produkteve kosovare drejt Shqipërisë, përcjell Telegrafi.


​Kryeministri Kurti viziton Tiranën
Lexo po ashtu ​Kryeministri Kurti viziton Tiranën

Ai me anë të një shkrimi në Facebook ka thënë se, më lehtë eksportohen produktet në drejtim të vendeve skandinave se në Shqipëri.

“I nderuar Kryeministër, ja rikujtoni Kryeministrit Rama, në takimin që e keni sot, që: pas Serbisë, Shqipëria mbetet vendi me më së shumti barriera jo-tarifore për produktet nga Kosova, produkte të caktuara kosovare më lehtë eksportohen në skandinavi se në Shqipëri, dhe niveli i këmbimeve tregtare mes dy vendeve, është jo më shumë se këmbimet mes dy kompanive mesatare evropiane”, ka shkruar Rukiqi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ekzekutohen pensionet me rritje për kategoritë e luftës

Ekzekutohen pensionet me rritje për kategoritë e luftës

Ekonomi
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?

Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?

Ekonomi
Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Sogojeva: Nuk ka pasur largime masive të punëtorëve pas heqjes së vizave

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Sogojeva: Nuk ka pasur largime masive të punëtorëve pas heqjes së vizave

Ekonomi
Spanja planifikon taksën qind për qind për shtëpitë e blera nga banorët që nuk janë shtetas të vendeve anëtare të BE-së

Spanja planifikon taksën qind për qind për shtëpitë e blera nga banorët që nuk janë shtetas të vendeve anëtare të BE-së

Botë
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024

Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024

Ekonomi

"PASAPORTA MEET & GREET" me 18 janar ekskluzivisht në CINESTAR MEGAPLEX në Prishtina Mall

Ekonomi
Kalo në kategori