LAJMI I FUNDIT:

Kurti takoi ambasadorin e Turqisë

Kurti takoi ambasadorin e Turqisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağri Sakar.

Në takim u diskutua rëndësia e bashkëpunimit ekonomik në mes dy shteteve, si dhe bashkimi i ministrive dhe miratimi i buxhetit për fuqizimin e qeverisë së re.


Gjatë takimit, u theksua mbështetja e Turqisë për qeverinë e Kryeministrit Kurti, në veçanti në fushën e zhvillimit ekonomik në dobi të të gjithëve.

Ambasadori Sakar ia dorë​zoi Kryeministrit Kurti urimin e Kryetarit të Kuvendit të Madh Kombëtar të Republikës së Turqisë, Prof. Dr. Mustafa Şentop. /Telegrafi/