LAJMI I FUNDIT:

Epidemia e Coronavirusit tkurr ekonominë kineze, barazohet me atë të Suedisë

Epidemia e Coronavirusit tkurr ekonominë kineze, barazohet me atë të Suedisë

Burimet zyrtare deri më tani kanë konfirmuar se numri i personave që kanë humbur jetën në Kinë për shkak të Coronavirus ka arritur në mbi 910 raste dhe mbi 40 mijë të tjerë të prekur.

Nga vendi ku shpërtheu fillimisht virusi, ende nuk ka statistika të sakta dhe mendohet se numri i të prekurve mund të arrijë brenda javë që vjen kulmin e vet me rreth 500 mijë të prekur, nëse virusi vazhdon me këtë ritëm, përcjell Telegrafi.

Nga ana tjetër, konsiderohet alarmante edhe fakti se mijëra persona janë bllokuar nëpër anije që lidhin Kinën me vendet fqinje dhe nga pritja e gjatë derisa secili të ekzaminohet thellësisht, virusi kalon nga njëri te tjetri duke i bërë ato vende të përhapjes më të shpejtë.


Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur se virusi paraqet një kërcënim serioz dhe të menjëhershëm për shëndetin publik. Rastet e Coronavirusit të shfaqura gjatë një takimi biznesi në Singapor kanë arritur në tre vende evropiane pasi shkaktuan infeksione në Azi, duke ilustruar qartë sfidat e madhe për ta mbajtur epideminë nën kontroll.

Aktualisht kjo është java e tretë që Coronavirusi vazhdon të përhapet me shpejtësi dhe po kaq kohë po bëhet edhe që nga pezullimi i aktivitetit ekonomik, i cili i ka dhënë një goditje të fortë vendit dhe shteteve të tjera që varen ekonomikisht nga marrëdhëniet tregtare me Kinën.

Në këto tre javë, të dhëna nga Bloomberg tregojnë se madhësia e ekonomisë kineze është tkurrur shumë, duke qenë tashmë aq sa ekonomia e Suedisë dhe ky është padyshim një makth për gjigantët botëror të teknologjisë, që mendojnë se ky është vetëm fillimi dhe pasojat e vërteta të pezullimit të aktivitetit kinez do i ndiejnë shumë më vonë.

“Të ardhurat fiskale në Hubei, gjatë vitit 2020 ishin parashikuar të rriteshin me 2.3 për qind. Situata tani do të jetë e vështirë, ku me mosfunskionimin e të ardhurave të taksës për tokën do të godet të ardhurat qeveritare. Për më tepër, rreth 18.2 miliardë dollarë borxhe të huazuar nga qeveria në Hubei do të fillojnë të shlyhen pas vitit 2020”, thuhet në llogaritjet e Bloombergut. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Albafone: Internet 3GB për vetëm 1 EUR në 35 vende të Evropës

Albafone: Internet 3GB për vetëm 1 EUR në 35 vende të Evropës

albafoneal
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
Kalo në kategori