LAJMI I FUNDIT:

Një stuhi e fuqishme godet Evropën, më së keqi e pësojnë Britania e Madhe, Franca, Holanda e Gjermania

Një stuhi e fuqishme godet Evropën, më së keqi e pësojnë Britania e Madhe, Franca, Holanda e Gjermania

Stuhia Ciara, që ka goditur Britaninë e Madhe dhe pjesën lindore të Evropës, me erëra të forta dhe shi të rrëmbyeshëm, ka bërë që trafiku hekurudhor të mbyllet bashkë me portet detare, raporton AP.

Autoritetet e vendit u kanë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, nga frika se mund ta pësojnë me jetë nga pemët që po shkulen, transmeton Telegrafi.


Sipas shërbimit meteorologjik të Britanisë së Madhe, stuhia ka sjell në këtë vend erërat e forta që lëvizin me shpejtësi prej 150 kilometra në orë, duke marrë me vete gjithçka në fshatin Aberdaron në veri të Uellsit, kurse plazhet janë “zhdukur” nga dallgët e mëdha.

Banorët e një qyteti në veriperëndim të Anglisë po tentojnë të mbrojnë shtëpitë e tyre nga përmbytjet për shkak të rritjes së nivelit të liqenit Eden që ka dalë nga shtrati.

Të paktën 10 kompani britanike të hekurudhave kanë paralajmëruar pasagjerët që të mos udhëtojnë, deri 20 kompani tjera kanë njoftuar se po ka vonesa.

Si rezultat i erërave të forta, janë shkatërruar kabllot elektrike, një sërë binarësh kanë dalë nga vendi, edhe pse punonjësit e hekurudhave planifikojnë pandërprerë që të sanojnë problemin.

Shumë fluturime të parapara nga aeroporti Heathrow janë anuluar, kurse shumë aviokompani po bëjnë të pamundurën që të ketë sa më pak anulime të linjave ajrore.

Në anën tjetër Lufthansa gjermane ka lajmëruar se deri të premten do të anulojë të gjithë fluturimet. Sipas tyre, fluturimet janë shtyrë apo anuluar në drejtim të aeroportit të Brukselit.

Dy portet e mëdha detare në La Mansh – Dover të Anglisë dhe Kale në Francë kanë ndërprerë trafikun detar për shkak të dallgëve të mëdha. Tragetet nuk kanë lundruar nëpër LaMansh. Mbyllur ka qëndruar edhe ura Hamber në veri të Anglisë, që është hera e dytë në histori të kësaj ure që ajo mbyllet.

Moti i ligë ka goditur edhe Danimarkën, ku meteorologët kanë paralajmëruar se erërat e forta do të godasin edhe më shumë, kurse në këtë vend janë anuluar shumë fluturime.

Hiq më mirë nuk kanë shpëtuar as Holanda, Belgjika e Gjermania, ku në këtë të fundit raportohet se kanë humbur jetën dy persona nga moti i ligë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kryeministri sllovak, Fico: Do t'ia jepja tre shpulla adoleshentit që refuzoi t'i jepte dorën presidentit

Kryeministri sllovak, Fico: Do t'ia jepja tre shpulla adoleshentit që refuzoi t'i jepte dorën presidentit

Evropa
Tusk: Rusët po planifikojnë aksione terroriste në Evropë, duke vendosur eksplozivë në aeroplanë

Tusk: Rusët po planifikojnë aksione terroriste në Evropë, duke vendosur eksplozivë në aeroplanë

Evropa
Studenti sllovak me fjongo ukrainase në xhaketë refuzon të shtrëngojë duart me presidentin

Studenti sllovak me fjongo ukrainase në xhaketë refuzon të shtrëngojë duart me presidentin

Evropa
U vlerësuan si

U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri

Evropa
Zelensky me një ofertë të drejtpërdrejtë për Kim Jong Un pas kapjes së ushtarëve koreano-veriorë

Zelensky me një ofertë të drejtpërdrejtë për Kim Jong Un pas kapjes së ushtarëve koreano-veriorë

Botë
Po udhëtonte nga Parisi në Boston, në aeroplanin e aviokompanisë Air France ndërron jetë një pasagjer

Po udhëtonte nga Parisi në Boston, në aeroplanin e aviokompanisë Air France ndërron jetë një pasagjer

Evropa
Kalo në kategori