LAJMI I FUNDIT:

Tjetër postim emocionues i gruas së Bryant

Tjetër postim emocionues i gruas së Bryant
Vanessa dhe Kobe Bryant (Foto: Nicholas Hunt/Getty Images for Tribeca Film Festival/Guliver)

Vanessa Bryant vazhdon ta vuajë humbjen e bashkëshortit Kobe dhe vajzës së saj, Gianna, të cilët vdiqën në një aksident tragjik me helikopter.

Legjenda e basketbollit, i cili ndërroi jetë në moshën 41 vjeçare, po udhëtonte me vajzën e tij 13 vjeçare dhe shtatë njerëz të tjerë për një ndeshje basketbolli, kur helikopteri u rrëzua.

Pakkush e di se Kobe Bryant ishte reper dhe gruan e takoi gjatë xhirimeve të një videoklipi
Lexo po ashtu Pakkush e di se Kobe Bryant ishte reper dhe gruan e takoi gjatë xhirimeve të një videoklipi

Ndërsa bashkëshortja e tij në ditët e fundit e ka shtuar numrin e postimeve emocionuese lidhur me humbjen e saj.


https://www.instagram.com/p/B8MUpLKjwhT/?utm_source=ig_embed

“Miku im më i mirë, babai më i mirë. Më mungon shumë. I bukur, i ëmbël, argëtues, qesharak, burrë i dashur”.

“Më mungon të më thuash: ‘Mirëmëngjesi princeshë/mbretëreshë”, ka shkruar Vanessa në përshkrim. /Telegrafi/