LAJMI I FUNDIT:

Anulohet fluturimi Prishtinë-Stamboll, pas rrëshqitjes së aeroplanit ku u lënduan mbi 100 persona

Anulohet fluturimi Prishtinë-Stamboll, pas rrëshqitjes së aeroplanit ku u lënduan mbi 100 persona

Pas incidentit që ka ndodhur në aeroportin “Sabiha Gokçen” të Stambollit,  janë anuluar fluturimet nga Prishtina.

web-faqen e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, bëhet e ditur se fluturimi PC342 i kompanisë “Pegasus Airlines”, i planifikuar për sonte në ora 21:50 nga Prishtina për në Aeroportin “Sabiha Gokçen” të Stambollit, është anuluar, transmeton Telegrafi.

Autoritetet në Turqi kanë thënë se 120 persona u dërguan në spital me lëndime pas rrëshqitjes së aeroplanit nga pista në aeroportin Sabiha Gokcen të Stambollit.


Publikohen pamjet dramatike në aeroportin e Stambollit: Momenti kur aeroplani “rrëshqiti, u nda në tri pjesë dhe u përfshi nga flakët”
Lexo po ashtu Publikohen pamjet dramatike në aeroportin e Stambollit: Momenti kur aeroplani “rrëshqiti, u nda në tri pjesë dhe u përfshi nga flakët”

Sipas medieve të huaja, pasagjerët janë parë duke u larguar përmes plasaritjeve në aeroplan, i cili kishte në bord 177 pasagjerë dhe disa anëtarë të ekuipazhit.

Numri i të vdekurve arrin në tre – pasi aeroplani “rrëshqiti nga pista, u nda në tri pjesë dhe u përfshi nga flakët” në Stamboll
Lexo po ashtu Numri i të vdekurve arrin në tre – pasi aeroplani “rrëshqiti nga pista, u nda në tri pjesë dhe u përfshi nga flakët” në Stamboll

Guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya, ka thënë që aeroplani u ul në mot të keq, nuk arriti të “mbajë pistën” dhe “shkeli” 50 deri në 60 metra para se të binte në një hendek nga një lartësi prej rreth 30 metrash.

Sipas medieve turke, përcjell Telegrafi, Boeing 737-800 u nda në tri pjesë dhe zuri zjarr. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Drejtësi
Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë:

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Lajme
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

Lajme
Kalo në kategori