LAJMI I FUNDIT:

Roth: Edhe para samitit në Zagreb duhet të nisen bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Roth: Edhe para samitit në Zagreb duhet të nisen bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Sipas sekretarit shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth “metodologjia e re për zgjerimin e Bashkimit Evropian është ndërlidhje e qartë drejt perspektivës evropiane për Ballkanin Perëndimor”

Roth në deklaratë të shkruar theksoi se Komisioni Evropian në propozimin e tij për përmirësimin e procesit anëtarësues arriti të përgatisë një dokument të balancuar.

“Propozimi i merr parasysh kërkesat e rëndësishme të Bashkimit Evropian, por edhe të vendeve kandidate”, thotë Roth duke shtuar se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të nisin bisedimet me BE-në para Samitit për Ballkanin Perëndimor në Zagreb.

Metodologjia e re e BE-së: Gjermania dhe Austria presin që Shkupi t’i fillojë bisedimet në mars
Lexo po ashtu Metodologjia e re e BE-së: Gjermania dhe Austria presin që Shkupi t’i fillojë bisedimet në mars

Roth theksoi se dy vendet kanë bërë shumë në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe se duhet të marrin dritën e gjelbër.

“Të dyja vendet e arritën këtë më punë. Diskutimi për përmirësimin e procesit antarësues, nuk duhet që të anulojë nisjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, tha Roth.

Ai gjithashtu ceku se dy vendet duhet të vazhdojnë me agjendën reformuese në fushën e sundimit të së drejtës, luftimit të korrupsionit pajtimi rajonal dhe mbrojtja e pakicave në shtet./Telegrafi/