Kina është eksportuesi më i madh në botë i produkteve të ndërmjetme. Nga pikëpamja ekonomike ato janë përbërës të destinuar për t’u përdorur më tej në zinxhirët e furnizimit në të gjithë botën, për të prodhuar mallra të tjera përfundimtare.
Sipas të dhënave të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim dhe Bloomberg rezulton se, në vitin 2015 më shumë se 20 për qind e të gjitha eksporteve për lëndë të para ose produkte të ndërmjetme erdhën nga Kina. Me kalimin e kohës kjo shifër sot është rritur edhe më tej dhe Kina cilësohet padyshim si motori i ekonomisë botërore, përcjell Telegrafi.
Megjithatë përhapja e Coronavirusit vdekjeprurës dhe lufta tregtare, ka bërë që për momentin aktiviteti ekonomik i vendit të pezullohet ose të ndalojë. Për pasojë, zinxhirët e furnizmit kudo nëpër botë, në shtetet që importojnë produkte kineze, të përballen me vonesa dhe rrezik të shtuar.
Ndaj sa më gjatë që Coronavirusi të kufizojë prodhimin industrial të Kinës, aq më i madh është rreziku që furnizimet nuk do kryhen në kohë dhe pastaj procesi zinxhir do vonojë edhe më tej aktivitetin ekonomik, duke dobësuar jo pak sektorët.
Bloomberg ka bërë një analizë rreth ndikimit të dobësimit të ekonomisë kineze, të cilën e ka ilustruar gjithashtu edhe me një grafik konkret. Prej analizës rezulton se për vendet në zinxhirin e furnizimit aziatik, ekspozimi është më i madh. Të dhënat tregojnë se në vitin 2015, Kamboxhia, Vietnami, Japonia dhe Koreja e Jugut importuan mbi 40 për qind të të gjitha produkteve finale ose të ndërmjetme vetëm nga Kina dhe kjo është një shifër relativisht shumë e lartë.
Nga ana tjetër rreziku i dobësimit të ekonomisë kineze dhe pasojat negative që rrjedhin prej tij janë gjithashtu shumë të larta në SHBA, një nga partnerët kryesorë tregtarë. Aq më tepër kjo në një kohë kur Kina sapo kishte firmosur edhe fazën e parë të marrëveshjes tregtare, ku zotohej të importonte nga SHBA-të mallra me vlera kolosale, që sipas ekspertëve ajo nuk i përballonte dot t’i blinte edhe në ditët më të mira të ekonomisë, jo më në kushtet aktuale pas Coronavirusit në përhapje masive tashmë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Kurti: Investimi në KEK synon të rrisë kapacitetin e prodhimit, mbi 137 milionë euro për modernizimin e Njësisë A3
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova