LAJMI I FUNDIT:

Kurti në Prekaz: Liria i ka rrënjët te dëshmorët

Kurti në Prekaz: Liria i ka rrënjët te dëshmorët

Vizitën e parë si kryeministër i Kosovës Albin Kurti e ka bërë në Prekaz të Skenderajt.

Ai ka bërë homazhe në kompleksin memorial Adem Jashari, prej nga tha se liri dhe shteti që sot i gëzojmë i kanë rrënjët në sakrificën e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit, e mbi të gjitha te flijimi i familjes Jashari.

“Kjo liri që e gëzojmë ne sot dhe ky shtet që e kemi i ka rrënjët në sakrificën e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit, e mbi të gjitha te flijimi i Jasharajve. Në këtë vend 59 anëtarë të familjes së gjerë të Jasharajve dhanë jetën e tyre në atë që e njohim si Epopeja e UÇK-së, me në krye komandantin legjendar Adem Jashari. Unë sot e falënderoj për mirëpritjen djalin e Hamëz Jasharit dhe kryetarin e komunës së Skenderajt Bekim Jasharin. Prej këtu do të vazhdojë për në Mitrovicë. Prekazi është vendi i parë që e vizitoj si kryeministër i Republikës së Kosovës, posa dola nga Prishtina nga kryeqyteti i vendit”, tha Kurti.


Kryeministri Kurti është shoqëruar nga kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari. Kurti sot zyrtarisht e ka marrë detyrën si kryeministër i Kosovës në një ceremoni solemne. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Në veri vendosen postera të rinj me

Në veri vendosen postera të rinj me "plazma" të Serbisë

Lajme
Në nderim të ish-myftiut dhe ish-diplomatit të Kosovës, Rexhep Boja – sot nis konferenca dyditore në Prishtinë

Në nderim të ish-myftiut dhe ish-diplomatit të Kosovës, Rexhep Boja – sot nis konferenca dyditore në Prishtinë

Lajme
Ekipi shqiptar Çamëria

Ekipi shqiptar Çamëria "dëbohet" nga Greqia, skuadra e minifutbollit ishte duke marrë pjesë në një event sportiv në Kretë

Lajme
Dy të dyshuar rrahin një person në Pejë, e bëjnë për spital

Dy të dyshuar rrahin një person në Pejë, e bëjnë për spital

Kronika e Zezë
Raportimet për humbje të dronit, Ministria e Mbrojtjes: Lajmet e pavërteta nuk i kontribuojnë zhvillimit të FSK-së

Raportimet për humbje të dronit, Ministria e Mbrojtjes: Lajmet e pavërteta nuk i kontribuojnë zhvillimit të FSK-së

Lajme
Gjendet turistja bullgare e cila kishte humbur në shtegun e Via Ferrata-s në Deçan

Gjendet turistja bullgare e cila kishte humbur në shtegun e Via Ferrata-s në Deçan

Lajme
Kalo në kategori