Mënyra më e mirë për të marrë vitaminat dhe mineralet e nevojshme gjatë shtatzënisë, është përmes ushqimeve
Gjithsesi, gjatë kësaj periudhe disa gra e kanë të vështirë të konsumojnë ushqime të mjaftueshme për të marrë sasinë e duhur të acidit folik, hekurit dhe kalciumit, veçanërisht nëse kanë të përziera në mëngjes.
Kjo është dhe arsyeja pse mjekët rekomandojnë marrjen e multivitaminave.
Më poshtë do të gjeni informacione lidhur me këto lëndë ushqyese, të cilat janë vendimtare për shëndetin tuaj dhe të foshnjës. Disa prej tyre i merrni nga multivitaminat, por disa të tjera duhet të merren nga ushqimet.
Edhe pse pini multivitamina apo edhe suplemente, është shumë e rëndësishme që të ushqeheni sa më mirë. Suplementet ushqimore nuk ju shpëtojnë dot nga kequshqyerja.
Folati dhe acidi folik: Folati është vitamina B, e cila ndihmon në parandalimin e defekteve në tubin nervor, anomalive të rënda të trurit dhe palcës së kurrizit. Forma sintetike e folatit e gjetur në suplementet ushqimore dhe ushqimet e pasura me lëndë ushqyese, njihet me emrin acid folik.
Sasia e nevojshme: ju keni nevojë të merrni 400 deri në 800 mikrogramë (mcg) folat ose acid folik para se të mbeteni shtatzënë dhe gjatë tre muajve të parë të shtatzënisë. Gjatë muajve të tjerë të shtatzënisë, duhet të merrni 600 mkg në ditë.
Burimet: një burim shumë i mirë i acidit folik janë drithërat e pasura me lëndë ushqyese, kurse perimet jeshile, agrumet, fasulet dhe bizelet e thara janë burime shumë të mira për ta marrë folatin në mënyrë natyrale.
Kalciumi: Për kocka dhe dhëmbë më të fortë, si ju edhe foshnja, keni nevojë për kalcium. Ai ndihmon në funksionimin normal të sistemit të qarkullimit të gjakut, sistemit muskulor dhe atij nervor. Në rast se ushqimet që konsumoni nuk përmbajnë mjaftueshëm kalcium, foshnja do ta marrë këtë të fundit nga kockat tuaja, me qëllim që të plotësojë nevojat e saj.
Sasia e nevojshme: duhet të konsumoni 1 000 miligramë (mg) kalcium në ditë. Adoleshentet shtatzëna kanë nevojë për 1 300 mg në ditë.
Burimet: produktet e bulmetit janë shumë të pasura me kalcium. Thjesht duke pirë 3 filxhanë qumësht çdo ditë, pra, një filxhan në çdo vakt, mund të plotësoni nevojat e trupit për kalcium. Kalciumin mund ta merrni edhe nga produktet e tjera të bulmetit, por të pasura me kalcium janë edhe shumë lëngje frutash dhe drithërat që konsumohen për mëngjes.
Proteinat: janë thelbësore për zhvillimin e fetusit, veçanërisht gjatë tremujorit të dytë dhe të tretë.
Sasia e nevojshme: rekomandohen 71 gramë në ditë.
Burimet: mishi pa dhjamë, mishi i shpendëve, peshku dhe vezët janë burime shumë të mira proteinash. Ndër të tjera mund të përmendim fasulet dhe bizelet e thara, tofunë (djathë soje), produktet e bulmetit dhe gjalpin e kikirikut.
Hekuri: gjatë shtatzënisë qelizat e gjakut shtohen që t’i përshtaten ndryshimeve trupore, por edhe për të ndihmuar fetusin të krijojë sasinë e nevojshme të gjakut. Kësisoj, dyfishohet edhe nevoja për hekur, të cilin trupi e përdor për të prodhuar hemoglobinën, një substance që gjendet në rruazat e kuqe e që i mundëson ato të mbartin oksigjen. Ka mundësi që ta dalloni edhe vetë, nëse nuk merrni sasinë e mjaftueshme të hekurit. Një nga simptomat më të zakonshme të mungesës së hekurit, është lodhja.
Sasia e nevojshme: rekomandohet 27 miligramë hekur në ditë.
Burimet: mishi i kuq pa dhjamë, mishi i shpendëve dhe peshku janë burime shumë të mira hekuri. Ndër ushqimet e tjera mund të përmendim drithërat e pasuruara me lëndë ushqyese, arrat, lajthitë dhe frutat e thara.
Informacioni është shkëputur nga libri: “Udhërrëfyes për një shtatzëni të shëndetshme sjellë në shqip”, nga botimet Living.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse nuk duhet t’i thuash fëmijës ‘po’ për çdo gjë?
Ngjyrat e thonjve që jua bëjnë duart të duken si të vajzave të reja!
Gabimet që i bëjnë më së shpeshti prindërit në raport me fëmijën e llastuar
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Femra në karrierë: Flakeni ndrojtjen, depresionin dhe stresin
Kim bëri ndryshimin në pamje dhe kjo nuk është hera e parë që krahasohet me gruan e Kanye
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit