LAJMI I FUNDIT:

Nëse sigurohet shumica prej dy të tretave, Ligji për Prokurorinë nesër në procedurë

Nëse sigurohet shumica prej dy të tretave, Ligji për Prokurorinë nesër në procedurë

Gjatë ditës do të mbahen disa takime bilaterale me përfaqësuesit e grupeve të deputetëve, ku do të shqyrtohen amandamentet e tyre për Ligjin për Prokurorinë publike. Qëllimi është sigurim i konsensusit dhe shumicës së dy të tretave, dhe nëse sigurohet, ligji do të dërgohet në procedurë në seancën e nesërme në Qeveri, informuan për AIM nga Ministria e Drejtësisë.

Tani për tani nuk ka konfirmim nëse sot është i mundur edhe takim i grupeve të punës të pushtetit dhe opozitës në përbërje më të gjerë, në tentim që të harmonizohet versioni i propozim-ligjit, i cili më vonë do të parashtrohet në Kuvend.

Pas takimit të fundit të grupit të punës të premten, disa grupe të deputetëve këtë fundjavë kanë parashtruar amendamente për ligjin për prokurori publike, e disa kanë kërkuar kohë shtesë që t’i formulojnë për shkak të obligimeve që i kanë pasur me Zhan Mone dialogun. Për shkak të besimit të procesit, nga Ministria e Drejtësisë thanë se nuk do të zbulojnë se cilat grupe të deputetëve kanë parashtruar amendamente.


Për OBRM-PDUKM-në është e pranueshme zgjidhja ligjore që do ta përpunojnë dhe do të dalë nga vetë opinioni ekspert, i cili ishte përfshirë në debatin publik për ligjin për prokurori publike.

Mickoski thotë të mos bëhet zgjidhje ligjore për mbrojtje të interesave partiake të individëve, por zgjidhje e propozuar nga ekspertët, e cila do të pranohet për Kuvendin.

Ish-kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, megjithatë thotë se Ligji për prokurori publike, protokolli për NATO dhe Ligji për mbrojtje, janë pjesë e agjendës që u kontraktua nga të gjitha partitë, e cila duhet të përfundojë deri në shpërbërjen e Kuvendit më 12 shkurt. Nëse dikush e shkel atë, atëherë shpërbërja e Parlamentit dhe shpallja e zgjedhjeve nuk do të ndodhë, deklaroi sot lideri i LSDM-së Zoran Zaev pas dëshmimit në gjykatën penale për lëndën “Monstra”.

I pyetur nëse është i mundur anulimi i zgjedhjeve nëse nuk miratohet Ligji për prokurori publike, Zaev tha jo, por theksoi se është shumë me rëndësi që e kontraktuara të votohet në Parlament.

Ai potencoi se një pjesë e agjendës për të cilën kanë arritur marrëveshje të gjithë, është se këto zgjidhje ligjore deri në shpalljen e zgjedhjeve dhe shpërbërjen e parlamentit do të votohen.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori