Mandatari për formimin e Qeverisë, Albin Kurti ka paraqitur para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, planin qeverisës.
Kurti ka thënë se ky është një program që adreson secilën fushë dhe prek secilin qytetarë të Kosovës.
“Me këtë program do të jetësojmë premtimet e 6 tetorit, datë kjo që solli ndryshimin politik në vend. Do të jemi qeveri e kursimit të parasë publike, para meje do të jenë 15 ministra e jo 21 sa ishin, do të kemi 33 zv.ministra e jo mbi 80 sa ishin më herët”, ka thënë Kurti.
Kurti ka shtuar se do të departizohen dhe depolitizohen agjensionet e ndërmarrjet publike.
“Do të departizojmë shërbimin e jashtëm, do të jemi qeveri e zhvillimit ekonomik dhe punësimit, për të ndalë emigrimin masiv duhet të rrisim vendet e punës. Do të mbështesim zhvillimin e ndërmarrësisë me fokus të veçantë ndihmën e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Do të heqim monopolet dhe evazionin fiskal, ka më shumë treg të zi dhe këtë do ta ndryshojmë…
Do të shuhet AKP-ja do të jetë agjenci brena qeverisë. Do të jemi qeveri për mbrojtjen e punëtorit. Do ta shtojmë numrin e inspektoreve të punës deri në 400”, tha Kurti, shkruan Telegrafi.
Kurti shtoi se buxheti i shtetit gjatë qeverisjes së tyre do të arrijë në 3 miliardë euro.
“Buxheti 3 miliardë euro, do të arrij gjatë mandatit tonë. Do të kemi program nacional i kursimit 4-vjeçar përmes së cilit do të evitohen shpenzimet e luksit publik”, tha Kurti.
Kurti shtoi se do të jenë qeveri e bujqësie, teknologjisë pasi sipas tij të rinjtë janë e ardhmja e këtij vendi.
Ai po ashtu tha se do të kujdesen për përmirësimin e gjendjes së mjedisit në Kosovë.
“Do të jemi qeveri për rend dhe ligj, siguri e paqe. Drejtësia jonë duhet të jetë e pavarur, e paanshme. Nuk do të ketë as individ as parti më të fuqishme se shteti. Do ta luftojmë korrupsionin në institucione, do të krijojmë Vetting në drejtësi. Ky proces do të kryhet me partnerët ndërkombëtarë”, u shpreh Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMoti për pesë ditët e ardhshme
Kryetari i Komunës së Zubin Potokut kërcënohet përmes rrjeteve sociale nga një person
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Tragjedia në Jabllanicë, tre fëmijët varrosen sot - kërkohet hetim i plotë për shkaqet e shembjes së objektit
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet