LAJMI I FUNDIT:

Si është përhapur coronavirus nëpër botë

Si është përhapur coronavirus nëpër botë

Coronavirusi që shpërtheu në qytetin kinez Wuhan, po përhapet me shpejtësi në një nga pjesët më të dendura të popullsisë në botë.

Virusi tregon shenja se po lëviz nëpër botë në një mënyrë të ngjashme me atë të SARS-it në vitin 2002-03.


Rasti i parë u gjurmua në 10 dhjetor, por nuk u bë publik deri më 10 janar, kur autoritetet kineze pranuan se kishin izoluar dhe identifikuar llojin e ri, kur 41 persona u konfirmuan se ishin të infektuar dhe një person kishte vdekur, transmeton Telegrafi.

Brenda disa ditësh, raste të njëjta u identifikuan në Japoni dhe Tajlandë, dhe në secilin rast njerëzit kinezë kishin ardhur nga Wuhan, në provincën qendrore të Kinës Hubei, ku shpërtheu sëmundja.

Deri më 23 janar, 13 ditë pasi u identifikua publikisht sëmundja – më shumë se 600 njerëz u konfirmuan si të infektuar në të gjithë botën në nëntë vende dhe 18 kishin vdekur.

Me shqetësuese për autoritetet kineze, deri atë ditë, ishte rasti i parë i një vdekjeje dhe ishte jashtë Hubei – ku filloi sëmundja – ishte raportuar në Pekin.

Numri i rasteve dhe vdekjeve vazhdon të rritet në ditë, me 213 vdekje dhe afërisht 10 mijë të infektuar.

Deri më 29 janar, virusi i ri kishte infektuar më shumë njerëz sesa SARS , i cili infektoi 5,327 njerëz, por vrau gati 800 në të gjithë botën midis nëntorit 2002 dhe korrikut 2003.

Organizata Botërore e Shëndetit filloi së pari publikimin e të dhënave për SARS në 17 mars 2003, me anë të së cilës pika kishte 167 raste në gjashtë vende, duke përjashtuar Kinën kontinentale.

Në shpërthimin e fundit të coronavirusit të ri, Kina është duke shkëmbyer informacione me shpejtësi, dhe kjo duket se ky shtet ka marrë mësim nga SARS, diçka që presidenti Xi Jinping ka theksuar se kjo është një përparësi.

Kjo ishte në kontrast me shpërthimin e SARS, sepse pas vetëm 13 ditësh OBSH filloi të botojë statistika, ku 1,622 njerëz ishin konfirmuar si të infektuar, 67 njerëz kishin vdekur dhe 14 vende ishin prekur nga SARS.

Kinezët po përpiqen të kufizojnë përhapjen duke ndërmarrë një veprim urgjent, duke mbyllur qytetin Wuhan dhe më shumë se një duzinë qytete të tjera në krahinën Hubei, duke kufizuar lëvizjen e 56 milionë njerëz. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Moment jashtëzakonisht i rrezikshëm": Kryediplomati britanik flet për situatën në rajonin e Kharkiv të Ukrainës

Botë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Momenti i shembjes së ndërtesës në Belgorod të Rusisë

Momenti i shembjes së ndërtesës në Belgorod të Rusisë

Evropa
U ndalë për kontroll, nxori revolen dhe e kapi për fyti policen amerikane – kolegu i doli në ndihmë duke qëlluar të dyshuarin

U ndalë për kontroll, nxori revolen dhe e kapi për fyti policen amerikane – kolegu i doli në ndihmë duke qëlluar të dyshuarin

Amerika
'Ukrainasit kryejnë sulm me dron' në Belgorod të Rusisë, shembet një ndërtesë shumëkatëshe

'Ukrainasit kryejnë sulm me dron' në Belgorod të Rusisë, shembet një ndërtesë shumëkatëshe

Evropa
Erdogan akuzon rëndë kryeministrin izraelit: Metodat gjenocidale të Netanyahut do ta bënin xheloz Hitlerin

Erdogan akuzon rëndë kryeministrin izraelit: Metodat gjenocidale të Netanyahut do ta bënin xheloz Hitlerin

Azia
Kalo në kategori