LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: LVV nga frika mos po i mashtron Isa Mustafa po shkon te Hashim Thaçi

Ahmeti: LVV nga frika mos po i mashtron Isa Mustafa po shkon te Hashim Thaçi

Drejtori i Programacionit në RTV Dukagjini, Arben Ahmeti, thotë se LVV dhe LDK janë parti oponentë në të gjitha proceset deri më tani.

Ahmeti, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se e ka cekur edhe më parë se më lehtë mund të bëjnë paqe Izraeli dhe Palestina se LDK e LVV bëhen bashkë në koalicion.

“LVV e LDK janë subjekte oponente që në gjenezën e tyre dhe dallojnë shumë me njëra tjetrën. Këto dy parti e kanë të përbashkët vetëm elektoratin. Vullneti i elektoratit është që të provojnë Vetëvendosjen si parti që nuk ka qenë në pushtet e në mesin e këtyre partive tjera që janë provuar e duan LDK-në pak më shumë se tjerat”.


Ai ka thënë se në çdo proces kur LDK ka qenë për, LVV ka qenë kundër.

“Që nga Rambujeja, Vjena, Ahtisaari, privatizimi e gjithçka tjetër LDK dhe LVV janë parti të kundërta”.

Ahmeti thotë se megjithatë ka menduar se këto dy parti do të reflektojnë për të sjellë ndryshimin e shumëpritur nga elektorati.

Drejtori i Programacionit në RTV Dukagjini thotë se Vetëvendosje nga frika se mos po bie nën kontroll të Isa Mustafës ra në dorë të Hashim Thaçit.

Abazi: Zgjedhja e Konjufcës u bë nga frika e cenimit të sigurisë shtetërore
Lexo po ashtu Abazi: Zgjedhja e Konjufcës u bë nga frika e cenimit të sigurisë shtetërore

“Duke u munduar të ruheni nga Isa Mustafa mos ky po ju fut nën kontroll, ju po shkoni te Hashim Thaçi. Albini shkoi te Hashim Thaçi pa marrëveshje si mos më keq”.

Ahmeti thotë se këto dy parti po ri zhgënjejnë elektoratin e zhgënjyer./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Kalo në kategori