LAJMI I FUNDIT:

Spasovski – Tiganj: Mbështetje e fortë nga Kroacia për integrimet në NATO dhe BE

Spasovski – Tiganj: Mbështetje e fortë nga Kroacia për integrimet në NATO dhe BE

Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut Oliver Spasovski, sot ka realizuar takim me me ambasadoren kroate, Nives Tiganj, ku siç njoftojnë nga qeveria, është shprehur mbështetje e fortë nga Kroacia për realizimin e anëtarësimit të plotë të vendit në NATO dhe për hapin e merituar në integrimet evropiane.

“Është thënë qartë qëndrimi i kryeministrit Plenkoviq dhe i Republikës së Kroacisë e cila nga ky muaj e ka marrë kryesimin me BE-në se Kroacia do të përpiqet edhe për sukses të shtetit tonë në integrimet evropiane, pas mbylljes së gjitha çështjeve thelbësore në pjesën e reformave dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe suksesit në integrimet në NATO. Në takim është përshëndetur përkushtimi i kryeministrit Spasovski dhe të Qeverisë në reformat, dialogun, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe në këtë periudhë të rëndësishme të proceseve integruese të shtetit është shprehur shpresë se të gjitha subjektet politike do të kenë në fokus interesat e shtetit”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Kryeministri Spasovski i është falënderuar kryeministrit Plenkoviq dhe Kroacisë për mbështetjen e vazhdueshme të progresit për vendin tonë.


“Fuqishëm jemi të përcaktuar të japim argumente të mëtejmë se vendi jonë është në NATO dhe BE. Prandaj, unë si kryeministër dhe Qeveria punojmë në vazhdimësi në proceset reformuese, dialogun, marrëdhëniet e mira mes bashkësive në shtëpi, marrëdhëniet e mira me fqinjët dhe përpiqemi që këtë qasje pozitive të gjetjes së zgjidhjeve ta nxisim te partitë politike në shtet. Me meritë presim përparim në eurointegrimet”, ka thënë Spasovski.

Në takim është vlerësuar se edhe mbështetja e gjerë politike në Parlament dhe për ratifikimin e protokollit të NATO-s dhe Kodit zgjedhor i cili duhet t’i implementojë vërejtjet e OSBE/ODIHR përfshirë edhe mundësinë e sjelljes së Ligjit për prokurori si dhe organizimin e zgjedhjeve korrekte do të jenë argument shtesë për subjektet politike dhe kapacitetet demokratike të shtetit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori