LAJMI I FUNDIT:

Helikopteri i Kobe Bryant nuk kishte “sistem paralajmërues” të terrenit që do të kishte ndihmuar pilotin për të shmangur rrëzimin

Helikopteri i Kobe Bryant nuk kishte “sistem paralajmërues” të terrenit që do të kishte ndihmuar pilotin për të shmangur rrëzimin

Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB) ka njoftuar se helikopteri ku po udhëtonte Kobe Bryant së bashku me vajzën e tij, Gianna dhe shtatë persona tjerë, që gjeten vdekjen tragjike, nuk kishte sistem paralajmërues që do t’i ndihmonte për të matur lartësinë e mjetit fluturues.

Helikopteri i Bryant nuk kishte një sistem paralajmërimi të terrenit që mund t’i kishte thënë pilotit se po binte drejt kodrës, tha të martën një zyrtar i Bordit të Sigurisë së Transportit.

Jennifer Homendy konfirmoi se avioni nuk ishte i pajisur me veçorinë e sigurisë. Ajo tha se NTSB kishte rekomanduar që të gjithë që transportonin gjashtë ose më shumë pasagjerë duhet ta kenë sistemin.


Publikohet video e re e aksidentit të Kobe Bryant - eksperti i aviacionit, Ditchey: Aksidenti ishte i shmangshëm
Lexo po ashtu Publikohet video e re e aksidentit të Kobe Bryant - eksperti i aviacionit, Ditchey: Aksidenti ishte i shmangshëm

Por, ajo shtoi se Administrata Federale e Aviacionit ‘dështoi të veprojë’ dhe pajisja nuk ishte pra një kërkesë ligjore.

Kobe së bashku me vajzën e tij Gianna

FAA vuri në dukje se sistemi i alarmit të terrenit është i detyrueshëm në operacionet e ambulancës ajrore të helikopterëve,  raporton LA Times.

Sikorsky S-76 ishte vetëm 20-30 metra poshtë majës së kodrës kur u rrëzua në kodrat më të larta që e rrethonin.

Rruga e përshkuar nga helikopteri i Bryant

Helikopteri gjithashtu nuk ishte i pajisur me regjistrues të të dhënave të fluturimit ose një kabinë për regjistrimin e zërit.

Identifikohet trupi i Kobe Bryant dhe tre personave tjerë
Lexo po ashtu Identifikohet trupi i Kobe Bryant dhe tre personave tjerë

Momentet e fundit të fluturimit tregojnë që piloti veteran, Ara Zobayan  ka të ngjarë të jetë çorientuar ndërsa përpiqej të shmangte mjegullën e rëndë të Kalifornisë përpara se të shkonte në një pikiatë fatale, besojnë ekspertët.

Pamjet e sigurisë të marra në shtëpitë e afërta kapën tingujt e helikopterit të ulët fluturues përpara një përplasjeje me zë të lartë dhe më pas heshtja. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo e pranon publikisht se mund t'i bashkohet Man Cityt

Ronaldo e pranon publikisht se mund t'i bashkohet Man Cityt

Premier League
Man City do të shpenzojë 40 milionë euro në 'një nga transferimet më fitimprurëse në histori' - tejkalon edhe atë të Neymarit

Man City do të shpenzojë 40 milionë euro në 'një nga transferimet më fitimprurëse në histori' - tejkalon edhe atë të Neymarit

Premier League
Nga Spanja e bëjnë të kryer: Rashford te Barcelona, zbulohen edhe kushtet e kontratës

Nga Spanja e bëjnë të kryer: Rashford te Barcelona, zbulohen edhe kushtet e kontratës

La Liga
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez

“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez

La Liga
Skandal nga arabët në Superkupën e Spanjës: Kanë ngacmuar dhe 'prekur pa pëlqim' gratë e futbollistëve

Skandal nga arabët në Superkupën e Spanjës: Kanë ngacmuar dhe 'prekur pa pëlqim' gratë e futbollistëve

La Liga
Ylli i Liverpoolit refuzon kontratën e re dhe mund të largohet nga klubi së shpejti

Ylli i Liverpoolit refuzon kontratën e re dhe mund të largohet nga klubi së shpejti

Premier League
Kalo në kategori