Pas ngjarjes tragjike, ku humbi jetën legjenda e basketbollit amerikan, Kobe Bryant, vajza e tij 13-vjeçare Gianna dhe shtatë persona të tjerë, autoritetet e shtetit amerikan vijuan punën për nxjerrjen e trupave të pajetë, ku deri më tani janë identifikuar trupat e katër personave.
Pas tre ditëve nga ngjarja që shokoi botën, ekspertët kanë arritur të identifikojnë trupin e Bryant në rrënoja e helikopterit.
Hetuesit deri më tani kanë përdorur gjurmët e gishtërinjve për të identifikuar 41-vjeçarin Bryant, pilotin 50-vjeçar të helikopterit Ara Zobayan, një burrë tjetër me emrin John Altobelli, 56 vjeç dhe një grua të quajtur Sarah Chester, 45 vjeç.
Mbetjet e nëntë personave janë gjetur në vendngjarje, por kufomat e pesë tjerëve, përfshirë vajzën 13-vjeçare të Bryant, Gianna, ende nuk janë identifikuar.
Ky fakt është bërë i ditur nga mjeku ligjor i cili ndodhet në vendngjarje në tentim të identifikimit të gjithë kufomave.
“Hetuesit janë duke punuar ende për identifikimin e pesë trupave të tjerë”, ka thënë mjeku ligjor nga vendi i ngarjes.
Ndryshe, viktimat e tjera, të emërtuara tashmë nga familja dhe miqtë, janë gruaja e Altobellit, Keri Altobelli, 46 vjeç, dhe vajza e tyre, Alyssa, 13; Trajneri i basketbollit të Akba Sporteve Mamba, Christina Mauser, 38 vjeç, nënë e martuar e tre fëmijëve; dhe vajza e Chester, Payton, 13.
Ndryshe, Bryant, një kampion i pesëfishtë në NBA, i cili luajti për LA Lakers gjatë karrierës së tij 20-vjeçare, konsiderohet gjerësisht si ndër lojtarët më të mëdhenj në historinë e basketbollit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zbulohen mundësitë e Kosovës dhe kombëtareve tjera për të kaluar në Ligën B
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara
Tre lojtarë të Chelseat lidhen me një transferim në janar te Juventusi
Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandën në Ligën e Kombeve
Zbulohen kundërshtarët e çerekfinaleve të Ligës së Kombeve
"Kosova kundërshtar i vështirë, por duam të qëndrojmë në Ligën B" - përzgjedhësi i Islandës flet pas shortit
Interi identifikon trashëgimtarin e mundshëm të Calhanoglut
Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje