(E plotësuar) Kanë dalë nga takimi i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe ambasadorët e vendeve të QUINT-it.
Ata kanë braktisur ambientet e Kuvendit të Kosovës, ku është duke u mbajtur takimi i dy subjekteve politike, në kërkim të një marrëveshjeje për bashkëqeverisje .
Ata kanë thënë shkurt pas takimit, se nuk kanë shkuar që të mbështesin kanididaturën e Kurtit për kryeministër dhe se qëllimi i tyre ishte që të dëgjojnë dy palët, kurse kanë bërë thirrje që të respektohet vullneti i qytetarëve.
Ndërsa drejtues të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës ende nuk janë parë të kenë dalë nga takimi. /Telegrafi/
————————————————————————
Drejtues të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës po vazhdojnë tash e tri orë takimin e tyre, në kërkim të një marrëveshjeje për bashkëqeverisje.
Në takimin, që po mbahet në ambientet e Kuvendit të Kosovës, po marrin pjesë edhe Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe ambasadorët e vendeve të QUINT-it, të cilët i janë bashkangjitur takimit me një pas fillimit të tij.
Në takim nuk është parë prezent Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett. Në takim është Jessica Long, këshilltare ekonomike dhe politike në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë
Ambasadorët e QUINT-it i bashkangjiten takimit Kurti-Mustafa
(E plotësuar) Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe ambasadorët e vendeve të QUINT-it, janë parë duke hyrë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, ku tash e një orë ka filluar takimi mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kryetari i VV-së, Albin Kurti, dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa janë duke vazhduar takimet në përpjekje për arritjen e një marrëveshje për formimin e koalicionit qeverisës.
Takimi i djeshëm ndërmjet këtyre dy liderëve ka përfunduar pa marrëveshje.
LDK po insiston në postin e Kryeparlamentarit dhe zotimin për postin e Presidentit, derisa VV këmbëngulë që Glauk Konjufca të mos shkarkohet nga detyra kryetarit të Kuvendit, në të cilën ishte zgjedhur në seancën konstituive të 26 dhjetorit.
——————————————————————————————————————————–
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, kanë nisur edhe një takim në përpjekje për të formuar koalicionin bashkëqeverisës.
Përkundër që Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se në takim do të jenë të pranishëm ambasadorët e shteteve të QUINT-it, para takimit në te Kuvendi i Kosovës, janë parë vetëm ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Held dhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, por nuk dihet nëse ata janë në takim.
Para takimit, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se “LDK-ja ka paraqitur ofertën që është shumë e balancuar”, raporton Telegrafi.
Ai ka thënë se LDK nuk i ka ftuar ambasadorët e shteteve të QUINT-it, dhe se këtë e ka bërë lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Për dallim nga Mustafa që ka folur për gazetarët, lideri i LVV-së, Albin Kurti ka hyrë brenda pa thënë asnjë fjalë për mediat. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!