LAJMI I FUNDIT:

Wuhan, vendi ku “shpërtheu” coronavirusi shndërrohet në “qytet fantazmë”

Autoritetet kineze janë duke bërë çmos që të parandalojnë zgjerimin e coronavirusit, që deri më tani ua ka marrë jetën dhjetëra njerëzve dhe mijëra tjerë janë infektuar.

Mirëpo me këtë virus nuk po përballet vetëm Kina, pasi tashmë janë raportuar raste të infektimit me këtë virus në Evropë dhe SHBA, transmeton Telegrafi.


E qyteti kinez Wuhan për të cilin thuhet se është “çerdhe” e këtij virusi vdekjeprurës, është shndërruar në një “qytet fantazmë”. Çdo hyrje e dalje nga ky qytet kontrollohet rreptësisht nga autoritetet përkatëse, ndërsa për ta shmangur zgjerimin e virusit, banorët e tij janë futur në karantinë.

Përcilleni drejtpërdrejtë zgjerimin e coronavirusit, harta që tregon gjithçka që duhet të dini për epideminë që po rrezikon botën
Lexo po ashtu Përcilleni drejtpërdrejtë zgjerimin e coronavirusit, harta që tregon gjithçka që duhet të dini për epideminë që po rrezikon botën

Bëhet fjalë për 11 milionë banorë, ndërsa qyteti ka mbetur i zbrazur ku rrugët, ndërtesat, shkollat e aeroporti kanë mbetur të thata. Pamjet e filmuara nga ajri tregojnë se në qytetin që dikur kishte gjallëri të madhe, tani zor se shihet ndonjë njeri në rrugë.

Por edhe ata pak persona që frekuentojnë rrugët mbajnë maska dhe rroba mbrojtëse si preventivë. E autoritetet kineze kanë njoftuar se aty do të ndërtojnë disa spitale me mijëra shtretër, në të cilët do të trajtohen ekskluzivisht pacientët me coronavirus. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Human Rights Watch del me raport të ri mbi krimet ruse të luftës

Human Rights Watch del me raport të ri mbi krimet ruse të luftës

Botë
Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Botë
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori